Futboll Seria A Sport

Inter dhe Fiorentina nisin kontaktet për shkëmbimin e dy mesfushorëve italian

Merkato e verës duket se do të jetë e nxehtë për skuadrat italiane. Antonio Candreva mendohet se mund të hapë rrugën për Federico Chiesan te Interi. Sipas Gazzetta dello Sport, Candreva është një nga lojtarët që zikaltrit nuk po e llogarisin për sezonin e ri.

Gazeta shpjegon se zikaltërit kanë identifikuar katër lojtarët që potencialisht mund të transferohen gjatë merkatos së verës.Simone Verdi i Bolognas, dyshja e Sassuolos – Domenico Berardi dhe Matteo Politano, janë ndër lojtarët që po interesohet skuadra që ka siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, mesfushori i Fiorentinës duket se është opsioni i tyre i preferuar, ku kinezët do të duhet të ndajnë 50-60 milionë euro për transferimin e lojtarit gjersa Inter do të ofrojë një shumë të parave dhe shërbimet e Candrevas.

Theksojmë se sezonin që lamë pas, 20-vjeçari shënoi gjashtë gola dhe i ndihmoi bashkëlojtarët në nëntë raste prej 36 paraqitje në Serie A, ndërsa Candreva dështoi të regjistrojë një gol të vetëm gjersa asistoi vetëm njëherë.

Related posts

KAMZA-LAÇI/ Prenga kërkon fitoren për t’iu afruar vendit të tretë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“BRAVO KAMPIONA”/ Shikoni festën e Durrsakëve” në dhomat e zhveshjes pas fitores me Laçin (VIDEO)

Delo.autor

INTERI RILIND NË CHAMPIONS/ 3 gola për 3 pikë, Inzaghi: U argëtova

Delo.autor

Leave a Comment