Futboll Seria A Sport

Ancelotti dhe Napoli, bisedime deri pas mesnate. Marrëveshja është afër…

Napoli rikthehet zhurmshëm për postin e trajnerit. Ndërsa Maurizio Sarri duket i destinuar të thotë lamtumirë, i gjithë lidershipi i nënkampionëve të Italisë e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e dëshiruar. Carlo Ancelotti u takua mbrëmë me presidentin Aurelio De Laurentiis për të diskutuar mbi një të ardhme hipotetike në stolin blu.

Trajneri emilian, që u shkarkua vjeshtën e kaluar nga drejtimi i Bayern Munich, të martën në mbrëmje ka arritur në Romë, në selinë e “Filmauro”. Aty ka pasur një takim të rëndësishëm, edhe pse jo ende vendimtar, për tymin e bardhë të aventurës së re në Seria A për ish-trajnerin e Milanit.

Ancelotti ka mbërriti me taksi me gruan e tij dhe u ngjit në katin e dytë të ndërtesës, për t’u takuar me De Laurentiis dhe drejtorin Chiavelli. Aty ka dëgjuar ofertën e Napolit, pas kontakteve në muajt e fundit. Flitet për një marrëveshje dyvjeçare, me opsion për një sezon të tretë.

Takimi filloi rreth orës 19:30 dhe përfundoi pas pesë orësh, pas mesnatës. Një samit i pafund, në fund të të cilit doli trajneri, por nuk iu dha asnjë deklaratë reporterëve të pranishëm. Shkurtimisht, gjithçka u shty për ditën e mërkurën, në fakt dita e planifikuar fillimisht për samitin. Megjithëse marrëveshja duket shumë e ngushtë.

Sarri, sipas të gjitha gjasave, do të vazhdojë aventurën e tij jashtë vendit. Rusët e Zenit dëshirojnë ta kenë atë si zëvendësues për Mancini, por ish-trajneri i Empolit është duke pritur edhe një telefonatë nga Chelsea. Kjo pistë do të varet tërësisht nga qëndrueshmëria apo jo e Antonio Conte. Një tjetër italian.

Related posts

Guardiola “FRIKSON” Realin/ Gati oferta e majme për mesfushorin më të mirë në planet

Isa.Autor

Liga e Europës, Kroacia mposht 3-0 Shqipërinë, ndërlikohen pozitat e kuqezinjve

Sadik.Autor

Turpërimi i trajnerit/ Dikur fitonte Champions Leaguen me Milanin, sot skuadra e tij mposhtet 8-0

Q.Autor

Leave a Comment