Futboll Sport

Ish-trajneri i Vllaznisë : 90 minuta estradë, turp për gjithçka

Ish-trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi, vazhdon të jetë shumë aktiv në lidhje me zhvillimet në kampionatin shqiptar. Tekniku ka shpërthyer dje në akuza pas ndeshjes së luajtur në Shkodër mes Vllaznisë dhe Kukësit. Ai e ka konsideruar estradë gjithçka është luajtur në atë takim, ku shkodranët kanë fituar lehtësisht dhe mbeten në garë për t’i shpë- tuar rënies nga kategoria.

AKUZAT “Pas 90 minutash estradë, Vllaznia shpartallon Kukësin. Turp? Kujt i plas sot!”, shkruan Luçi në statusin e tij në “Facebook”. Ish-trajneri i Vllaznisë nuk është përmbajtur më pas takimit të djeshëm. Edhe pse Kukësi shënoi i pari, kuqeblutë arritën të përmbysin gjithçka dhe të sigurojnë një 3-pikësh shumë të rëndësishëm në luftën për mbijetesë. Luçi është gjithmonë aktiv me reagimet e tij të forta në lidhje me ato që ndodhin në stadiumet shqiptare.

Tashmë Vllaznisë i duhet që të fitojë edhe takimin e fundit në Korçë ndaj Skënderbeut dhe Kamza të mundet nga Partizani që shkodranët të qëndrojnë sërish në Superiore edhe në kampionatin e ardhshëm. Duhet thënë se takimet e djeshme të Superiores ishin shumë të parashikueshme, duke parë që shumë prej skuadrave kanë dalë nga objektivat dhe nuk luftojnë për asgjë.

Related posts

SHTOHEN PROBLEMET PËR PARTIZANIN/ Pa katër titullarë për ndeshjen me Kukësin, ja emrat

Delo.autor

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Milan pranë marrëveshjes me mesfushorin e “Bluve të Londrës”….

Delo.autor

SFIDA VAZHDON JASHTË FUSHE/ Gjithçka për “El Clasico-n”, ylli i Barçës luajti me dy vida në dorë

Delo.autor

Leave a Comment