Futboll Sport

KRISJE MES MEKSIKËS DHE SHBA-së/ Arrestimi i Maduros “trazon” Amerikën para Kupës së Botës

Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja do të mirëpresin Kupën e Botës pas disa muajsh. Situata nuk është aspak e mirë, pasi arrestimi i presidentit venezuelian Maduro nga SHBA ka sjellë një klimë të papërshtatshme.

Të rejat e fundit kanë ndezur kambanat e alarmit brenda FIFA-s në lidhje me vendin që do mbajë Meksika në Kupës e Botës. Një detaj tjetër që duhet marrë në konsideratë janë fjalët e Presidentit të SHBA-së Donald Trump rreth kapjes së Nicolas Maduro në Venezuelë, çka lë shumë hije pas.

Presidenti i SHBA-së ka komentuar se ka një marrëdhënie të shkëlqyer diplomatike me Claudia Sheinbaum, presidenten e Meksikës, por theksoi se ky vend mbetet problematik për shkak të drogës. “Diçka do të duhet të bëhet me Meksikën”, tha Donald Trump, i cili në disa raste ka përmendur mundësinë e ndërhyrjeve ushtarake në tokën meksikane në disa zona. Vlen të theksohet se Meksika nuk ka mbështetur ndërhyrjen e SHBA në Venezuelë.

Related posts

TEUTA PËRMBYS TIRANËN/ Bardheblutë nuk shërohen as nga “ilaçi” MEMA

Isa.Autor

BARCELONA-JUVENTUS/ “Katalanasit” nderojnë duelin Messi-Ronaldo, por nuk mungon as provokimi për CR7 (FOTO)

Delo.autor

SERIE A/ Mbyllen pjesët e para, Pellegrini i jep ‘qetësinë’ Romës (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment