Futboll Sport

ISIS nuk ndalet, tjetër kërcënim për Kupën e Botës

ISIS u ka bërë thirrje mbështetësve të tyre për të filluar sulmet për Kupën e Botës. Organizata terroriste në fjalë, përmes propagandës së re online ka ftuar personat që i përkrahin për të sulmuar Rusinë, vendin pritës të këtij kompeticioni. Posteri i fundit tregon simbolin e Kupës së Botës që ndahet nga një thikë, ndërsa poshtë saj shkruhet në gjuhën frënge “Vritini të gjithë”. Ky është kërcënimi i radhës që terroristët kanë bërë kundër turneut më të madh të futbollit në botë, i cili fillon më 14 qershor në Moskë.

Në muajin prill, ISIS paralajmëroi presidentin rus, Vladimir Putin se do të ‘paguajë çmimin për vrasjen e muslimanëve’ Posteri kërcërnues tregonte një xhihadist që dilte pas një shpërthimi në stadium me një AK-47 që mbante në duart lart ndërsa në të majtë të tij ishte Putin në objektiv për t’u ekzekutuar.

Kërcënimi ka ardhur pasi presidenti në fjalë është bashkuar me hoologun e tij sirian, Bashar Al-Alssad për luftën ndaj ISIS. Edhe në muajin mars gjithashtu, mbështetësit e ISIS kërcënuan me imazhin e yllit argjentinas, Lionel Messi, përmes një posteri ku sulmuesi ishte i gjunjëzuar pranë një xhihadisti. Kërcënimet e kësaj organizate terroriste vazhdojnë të jenë të frikshme për Botërorin Rusi 2018-të, pavarësisht se Rusia dhe FIFA kanë marrë të gjitha masat e duhura për mbarëvajtjen e garës në qershor. Kupa e Botës do të ngrejë siparin më 14 qershor në Moskë, në ndeshjen që do të zhvillohet mes ekipit pritës, Rusisë dhe Arabisë Saudite. Botërori do të fillojë në këtë datë (14 qershor) dhe do të përfundojë më 15 korrik ndërsa ndeshjet do të luhen në 12 stadiume të ndryshme.

Related posts

Raportoi Skënderbeun në UEFA, kompania “Sportradar” mban leksion tek Milani

Sadik.Autor

“TOPI I ARTË”/ Publikohen 10 kandadatët e parë. Dominon Reali i Madridit, mungon…

Isa.Autor

BARAZOI ME JUVEN/ Spalletti: Tek Inter do të qëndroja 100 vjet!

F.autor

Leave a Comment