Futboll Seria A Sport

Allegri: Unë dhe Tagliavento? Kjo ishte një javë komedie e gjatë…

Me +4 pikë karshi Napolit, me tri ndeshje të mbetura për t’u luajtur, gabimi nuk lejohet. Nuk ka vend për t’u relaksuar te bardhezinjtë, nëse duan të fitojnë titullin e 7-të radhazi në Seria A. Kështu mendon trajneri Allegri, i cili mendon t’i vendosë gjërat në perspektivën e duhur, duke filluar nga sfida e së nesërmes, e përballueshme vetëm në letër, kundër Bolonjës. Ja fjalët e teknikut bardhezi:

“Ne duhet të rimarrim forcën që kemi humbur. Në 4 ndeshjet e fundit kemi pësuar 6 gola, shumë prej tyre nga topa joaktivë. Ne kemi pasur 18 ndeshje pa pësuar asnjë gol, tani entuziazmi ka vlerë, por më shumë duhet të jemi të kujdesshëm. Detajet llogariten dhe ne kemi paguar tashmë mjaftueshëm: penalltia në Madrid ka lindur nga hutimet tona në rastin e një faulli anësor.

Në të njëjtën mënyrë ka ndodhur edhe ndaj Napolit. E ardhmja ime? Unë jam i lidhur me Juventusin dhe jam mirë këtu, tani pres të festoj titullin e 7-të radhazi të këtij klubi dhe Kupën e Italisë.
Instrumentalizimi i bisedës me Tagliavento? Më ka mërzitur, relativisht, ka imazhe që kanë konfirmuar një episod që nuk ekziston. Në Itali pëlqejmë të bëjmë ndonjë komedi të vogël, por kjo ishte një javë komedie e gjatë.

Gjithashtu, për shkak se ky është kampionati i vetëm në ligat kryesore të Europës, ende i hapur, dhe Napoli ka akoma shansin ta fitojë. Tifozët? Nuk është një tragjedi atomike nëse pësojmë një gol të minutës së 90-të, në një cep. Ne kemi grumbulluar 88 pikë, më shumë se vitin e kaluar. Kampionati është ende i hapur, falë sezonit të jashtëzakonshëm të Napolit.

Janë edhe 3 javë të mbetura, edhe 20 ditë deri në fund të sezonit. Nesër duhet të fitojmë për t’u përgatitur sa më mirë për finalen e Kupës së Italisë. Bolonja do të vijë këtu për të kërkuar një fitore historike, ne duhet të luajmë me vendosmëri dhe respekt. Entuziazmi nuk duhet të kthehet në prezumim dhe superficialitet, duke menduar se gjithçka është e lehtë.

VAR? Eshtë një mjet, që ndihmon shumë nëse përdoret me kritere. Tango argjentinase? Dybala dhe Higuain dp të luajnë që nga fillimi. Ata janë personat, që duhet të shënojnë golat e titullit. Dybala te Bayern Munich? Unë nuk do të jap OK për një shitje të mundshme, por këto janë vendime të përbashkëta me klubin.

Unë mendoj se Paulo ka pasur një sezon të rëndësishëm dhe ka kufij për t’u bërë një nga futbollistët më të rëndësishëm në botë, por kjo varet nga ai dhe nga dëshira e tij për të sakrifikuar veten çdo ditë, si për të gjithë të tjerët. Mendoj se dëshiron t’i japë Juventusit shumë më tepër, duke filluar nga këto ndeshje. Pastaj, të flasim për merkaton që tani, kjo nuk ka kuptim”.

Related posts

HISTORIA QË PO BËN XHIRON E BOTËS/ Lojtari padit të ëmën për 6 fanella

Delo.autor

MANCHESTER CITY-LIVERPOOL/ Pas 13 minutash lojë, ylli Salah zhbllokon sfidënd nga… (VIDEO)

Delo.autor

NDRYSHON STATUSI/ Asllani nuk është më i pashitshëm, Interi i vendos çmim talentit kuqezi

F.autor

Leave a Comment