Futboll Sport

Italia vuan në fund por triumfon në debutimin e Mancini-t (VIDEO)

Përfaqësuesja italiane ka fituar 2-1 miqësoren ndaj Arabisë Saudite. Kjo ishte ndeshja e parë e trajnerit Roberto Mancini në stolin e Azzurri-t dhe paraqitja e të tijve ishte shumë e mirë deri në momentin që filloi rotacioni.

Ndeshja nisi goxha mirë për italianët, të cilët kishin qarkullimin e topit dhe sulmet për të gjetur golin e avantazhit. Pas dy rasteve të mira me Balotelli dhe Politano, ishte Super Mario ai që kaloi Italinë në avantazh me një gol fantastik nga distanca. Balotelli mori topin, dribloi një kundërshtar dhe lëshoi një goditje të frikshme drejt portës kundërshtare duke mundur portierin.

Italia e ruajti dominimin ndaj një Arabie që asnjëherë nuk e rrezikoi portën e Donnarumma-s. Në fund të pjesës së parë ishte Criscito ai që u mundua të dyfishonte rezultatin por goditja e tij ndalet nga shtylla. Pas pushimit Italia e ul disi ritmin megjithëse gjen golin e dytë nga një goditje këndi. Ishte Andrea Belotti ai që gjendej krejt i vetëm brenda zonës dhe shënon pas përpjekjes së dytë.

Me kalimin e minutave Italia ul ritmin dhe Arabia forcohet. Në minutën e 72’ pas një gabimi të dyfishtë në mbrojtje, Al Shehri gjendet me portën e boshatisur pasi driblon Donnarumma-n dhe ngushton rezultatin. Arabia ngulmon për të barazuar rezultatin dhe po të mos ishte për disa pritje vendimtare të Donnarumma-s, Italia nuk do të kishte dalë me fitore nga kjo ndeshje.

Related posts

Lazio apo Inter në Ligën e Kampionëve? Di Francesco: Lazio e meriton Championsin!

Sadik.Autor

Mbrëmje tmerri për PSG/ Pas Neymar, vjen edhe dëmtimi i frikshëm i Mbappe (VIDEO)

Isa.Autor

REALIZOI DOPIETË NDAJ LITUANISË/ Talenti Kean: Tani duhet të shënoj me Juventus, Allegri ka nevojë për…

Delo.autor

Leave a Comment