Sport Të tjera

Italianët protagonistët e Turit, Gaffurini fiton etapën e 4-t, Gazzara lider

Turi i 75-të Çiklistik i Shqipërisë gjithnjë e më shumë po flet italiasht, me çiklistët nga përtej detit që po dominojnë në këtë event jubilar, që organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Çiklistët “azzurrë” kanë fituar deri më tani 3 nga 4 etapat e zhvilluara, përfshi edhe atë të zhvilluar sot, Vlorë-Sarandë,123km e gjatë. Kjo ishte etapa e 4-t e këtij turneu dhe duket se era e Jonit ka “tërbuar” italianët, që kanë qenë të pakapshëm në këtë etapë, duke zënë 5 nga 6 vendet e para.

Me nisjen e malores së Llogarasë, kanë nisur edhe shkëputjet e çiklistëve, ku më i fuqishmi ka qenë italiani i ekipit të Sangemini, Nicola Gaffurini, që la pas të gjithë rivalët. Ai preu i pari vijën e finishit pas 3h32’46”, duke lënë pas patriotin e tij Paolo Toto, i dyti pas gati 2 minutash, ndërsa i treti i rendit Mattero Rabottini. Çiklistët kuqezinj zhgënjyen në këtë etapë, pasi më i miri ishte Ridion Kopshti, që u klasifikua në vendin e 28-të, pas 23’41”, shumë larg kreut.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Turit Çiklistik, në krye ndodhet Michele Gazzara i Italisë, me 15h51’47”, i shkëputur 1 minutë nga Gaffurini dhe gati 2 minuta nga kroati Bruno Maltar. Gazzara mban edhe fanellën e verdhë të liderit të këtij turneu. Edhe në këtë renditje zhgënjejnë çiklistët kuqezinj, ku Ridion Kopshti është sërish më i miri, në vendin e 29-të, pas 26’32” nga liderit i Turit. Nesër zhvillohet etapa e 5-të dhe e fundit, Sarandë-Fier.

Turi Çiklistik – Etapa e 4-t (Vlorë-Sarandë, 123km)

1-Nicola Gafurini (Itali),                       Sangemini              3h32’46”

2-Paolo Toto (Itali),                              Sangemini              +1’59”

3-Matteo Rabottini (Itali),                   Meridiana              +2’02”

Renditja e përgjithshme

1-Michele Gazzara (Itali),                    Sangemini              15h51’47”

2-Nicola Gaffurini (Itali),                      Sangemini              +1’01”

3-Bruno Maltar (Kroaci),                     Meridiana              +1’51”

Related posts

DISIPLINA/ Pas gjakosjes së anësorit, falet edhe goditja ndaj lojtarit. Gjobë për ngjarjet e Kastrioti-Tirana

Delo.autor

“DUEL” NË MERKATO/ Marotta do Modric tek Interi por në garë futet edhe…

Isa.Autor

Teuta fiton në shtëpinë e Tiranës, mes tensionit dhe rivalitetit

Sadik.Autor

Leave a Comment