Futboll Sport

Iu hoqën 3 pikë nga Disiplina, ja reagimi i fortë i “Tirona Fanatics”

Heqja e 3 pikëve të Tiranës nga klasifikimi aktual për mospagim të shumës së 100 milionë lekëve të vjetra ndaj Gjergji Muzakës, sipas vendimit përkatës të Disiplinës, ka rindezur luftën mëse 1-vjeçare mes presidentit Refik Halili dhe “Tirona Fanatics”.

Këta të fundit, përmes një mesazhi në faqen e tyre në Facebook, kanë kujtuar se situata financiare përbën një “minë me sahat” për 24 herë kampionët e vendit dhe për këtë konsiderojnë fajtor “ish-presidentin”, siç e quajnë Halilin, duke i kujtuar edhe “parrullën: koha jote ka mbaruar!

Ja reagimi i plotë i tifo-grupit të njohur bardheblu:
“Pavarësisht “gjyqeve” që ka patur “klubi” ndër vite, kurrë nuk ka qenë temë, për të cilën ne kemi komentuar. Duke parë ngjarjet e fundit ndërmjet “klubit” dhe një ish-lojtari, nuk mund të rrimë pa diktuar paaftësinë e ish-presidentit për të drejtuar qoftë edhe për një sezon tjetër ekipin në Superligë.

Paaftësia e tij, bashkangjitur pamundësisë financiare, është një rrezik i vërtetë për ripërsëritje të sezonit të zi, që po lëmë pas. Duke mos dashur të mbajmë anë, apo për të dhënë verdikte se kush, apo i kujt është faji, megjithëse situata është e qartë, ne i bëjmë me dije ish-presidentit që ta marrë tashmë seriozisht në konsideratë largimin e tij, pas këtyre turpeve të njëpasnjëshëm, që po kalon.

Turp mbas turpi, duke nisur nga rënia dhe njollosja e identitetit kryeqytetas, duke vazhduar me turpet e ditës së fundit. E për një njeri, që fjala “turp” nuk përbën turp, këto ngjarjet e fundit janë dëshmia më e pastër se sa e pamundur është të përballohet sezoni që po vjen. Koha jote me të vërtetë ka mbaruar!”

Related posts

PAS 8 MINUTASH LOJË/ Lucas Moura dhuron spektakël dhe ndëshkon Wolves (VIDEO)

Delo.autor

Taylor Mega ngre “temperaturat” me format e saj BOMASTIKE (FOTO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Leicester me trajner të ri, në stolin e “dhelprave” ulet Dean Smith

F.autor

Leave a Comment