Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Vllaznia-Partizani. Rezultati 1-1

Vllaznia dhe Partizani luajnë mes tyre takimin e vlefshëm për javën e tetë në Kategorinë Superiore.

Një klasike e futbollit shqiptar, pritet me shumë entuziazëm nga publiku shkodran në “Loro Boriçi”. Vllaznia e Jonuz vjen nga dy fitore ndeshjet e fundit, dhe atmosfera është mjaft e mirë, dhe ndaj kampionëve kërkohet sërish një rezultat pozitiv.

Nga ana tjetër, ekipi i Lerdës vjen nga një barazim me Teutën në shtëpi ndeshjen e fundit, dhe transferta e Shkodrës është mjaft delikate, edhe pse në grup besohet për një triumf ndaj Vllaznisë. Ndërkohë, për këtë takim Lerda, ka zgjedhur që Jasir Asani ta nisë nga stoli.

 

LIVE | Vllaznia-Partizani 1-1

GOLAT:  Krymi 18′ / Kordeiro 14′

 

KOMENTI LIVE

21’ Vazhdon në sulm Vllaznia, teksa insiston në krahun e djathtë të sulmit.

18’ GOOOOOOL VLLAZNIA 1-1/ Barazohet menjëherë rezultati. Lika provon me një të majtë nga hyrja e zonës, dhe Hoxhës i mbetet aty topi. Krymi ndjek aksionin, dhe tund rrjetën.

14’ GOOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Zhbllokohen shifrat në Shkodër. Pas një goditje nga jashtë zone e Çinarit, Sherri i pasigurt i ikën topi, dhe aksionin e ndjek Kordeiro, që çon topin në fundin e rrjetës.

13’ Çinari kërkon të nisë Malën në të djathtë, por Shtubina kthehet dhe e shoqëron topin jashtë vijës anësore.

10’ Trashi provon me të majtën direkt nga goditja e dënimit, por Sherri i sigurt ndal gjithçka.

9’ Karton i verdhë për Markun, pas një faulli në hyrje të zonës ndaj Çinarit.

5’ Kërkon të niset Vllaznia, por me faull thotë arbitri kryesor dhe topi sërish për të kuqtë.

4’ Solomon kërkohet nga një top i gjatë, por Sherri del dhe kontrollon topin.

3’ Trashi mbron mirë topin në cepin e majtë të mbrojtjes, dhe fiton faull ndaj Gurishtës.

2’ Top i gjatë për Shtubinën, por mbyll Boldor.

1′ Nis takimi në Shkodër.

1 minutë heshtje në nderim të ish-presidentit të FSHF, Miço Papadhopuli, të ndarë nga jeta gjatë kësaj jave.

 

FORMACIONET

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Shehi, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Krymi, Hygor, Shtubina, Lika. Trajner: Mirsad Jonuz. bandicam 2019-10-19 16-44-43-394

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Boldor, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Kote, Kordeiro, Çinari, Solomon.  Trajner: Franko Lerda.

bandicam 2019-10-19 16-45-19-754

PANORAMASPORT.AL

Related posts

REALI NË KOLAPS/ Lopetegui nuk e do më këtë SUPER lojtar në Madrid

Isa.Autor

PO SHKËLQEJNË/ Ecuria e PARTIZANIT të SKËNDER GEGËS, ndër më të mirat në Ballkan

Isa.Autor

E BUJSHME/ Allegri s’e bën dramë: Çmenduri, nëse mendonit se Juventusi nuk humb asnjë ndeshje!

F.autor

Leave a Comment