Futboll Sport

Ja kush është çelësi i Gjermanisë për të fituar Kupën e Botës

Ronaldo në vitin 2002; Diego Maradona në vitin 1986; Pele në vitin 1958. Vetëm në raste me të vërtetë të rralla ka qenë e mundur, që një lojtar të frymëzojë një ekip për lavdinë në Kupën e Botës. Gjermania aktuale mburret me talentet dhe përvojë në një masë të barabartë, dhe tradicionalisht arma e tyre më e fortë ka qenë forca e grupit kur bëhet fjalë për turnetë e mëdhenj. Kjo forcë i ka shërbyer “Die Nationalmannschaft” jashtëzakonisht shumë gjatë viteve – katër Kupa Bote, tre Kampionate Evropiane dhe shtatë paraqitje të tjera në gjysmëfinale tregojnë historinë e tyre të bujshme – por në mesin e lojtarëve aktualë, një individ del si më i afti për ta çuar Gjermaninë te trofeu i pestë, duke barazuar Brazilin rekordmen.

Thomas Müller është një lojtar i veçantë, jo vetëm në ekipin e Gjermanisë dhe të Bayern, por edhe në futbollin modern në përgjithësi. Një mesfushor sulmues i krahut të djathtë, por jo vetëm kaq; një golashënues dhe krijues, por as një sulmues anësor, as një mesfushor i pastër sulmues. Aftësia e tij teknike është më e ulët se ajo e shokëve të tij dhe stili i tij nuk mund të jetë më i pëlqyeshëm estetikisht. “Unë nuk jam driblues i mirë”, tha ai për revistën “Eight by Eight” në vitin 2016. Kontrasti me Mesut Özil, ndoshta lojtari më i talentuar i Gjermanisë, i cili është shpallur pesë herë lojtar i vitit në Gjermani.

Ndërkohë Müller nuk ka fituar çmime, por një vështrim më i afërt në statistikat e tij tregon se sa i vlefshëm është ai. Në 90 paraqitjet e tij me Kombëtaren, bavarezi ka shënuar 38 gola dhe ka krijuar 36. Ai nuk mund të jetë më i bukuri, por ka shumë pak lojtarë më efektivë. Vetëm shtatë nga këto 38 gola janë shënuar në miqësoret dhe prej atyre 31 gola në ndeshje konkurruese, dhjetë kanë ardhur ku ka rëndësi më të madhe: në Kupën e Botës, në vetëm 13 paraqitje. Ai është protagonist në lojërat më të mëdha kur ka rëndësi më të madhe.

Hau ruck 😉 #esmuellert #diemannschaft #dfb #worldcup #eppan

A post shared by Thomas Müller (@esmuellert) on

Megjithatë, nuk janë vetëm statistikat që e bëjnë Muller kaq të rëndësishëm. Është gjithçka tjetër: qëndrimi i tij, profesionalizmi i tij, gatishmëria e tij për të konkurruar dhe inteligjenca e tij në fushë. Ai është një produkt i brezit të artë të Gjermanisë pas vitit 2000, por ai është edhe një ndërthurje e më të mirëve. Taktikisht i zgjuar si Özil, por gjithashtu i fortë dhe i besueshëm si Oliver Kahn ose Paul Breitner. Ndikimi vazhdimisht në rritje i Müller dhe shfaqja si një lojtar i madh është gjithashtu në kohë. Pas triumfit të vitit 2014, Gjermania u varfërua nga dalja në pension e Per Mertesacker, kapiten Philipp Lahm dhe Miroslav Klose, ndërsa Bastian Schëeinsteiger i vari ‘këpucët në gozhdë’ pas “Euro 2016”.

Skuadra e tanishme nuk ka asgjë të tillë si ajo e grupit udhëheqës apo e përvojës. Manuel Neuer, nëse është i aftë, do të ketë një rol të madh për të luajtur si kapiten, ashtu si edhe Toni Kroos dhe Sami Khedira. Müller gjithashtu duhet të bëjë rolin e tij për të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr ekipin, një sfidë për të cilën ai është më i aftë të rritet. Një moment historik personal është i arritshëm për Müller këtë verë. Gjashtë rrjeta të tjera në Kupën e Botës, në asnjë mënyrë një pamundësi, do ta sjellin atë në nivelin me bashkatdhetarin e tij Miroslav Klose si golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorit. Klose, golashënuesi i Gjermanisë dhe një lojtar me të cilin Müller shpesh krahasohet, u tërhoq në moshën 36 vjeç. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij të fundit për shkakun dhe cilësitë e tij vërtetë unike, ekziston çdo shans që ai ta imitojë dhe madje do ta kalojë ish-shokun e skuadrës, në vetëm disa javë.

Related posts

CONTE MERR LAJMIN E KEQ/ Lojtari “Zikaltër” dëmtohet përsëri dhe rrezikon Derbin e Madoninës

Delo.autor

Turpërohen kampionët! Koreja “fundos” Gjermaninë, kalojnë Suedia dhe Meksika

Sadik.Autor

“GALAKTIKËT” NË KRIZË/ Real Madrid me vendim të rëndësishëm, vë në dijeni La Liga-n dhe UEFA-n

Delo.autor

Leave a Comment