Futboll Sport

“QAVA PËR LAMTUMIRËN E TOTTIT”/ Trajneri i njohur: Balotelli? Një nga më të fuqishmit, që kam parë ndonjëherë

Në pankinën e Romës, ai pati mundësinë të stërviste lojtarë të shkëlqyeshëm, por midis talenteve më të fortë që ka parë ndonjëherë në karrierën e tij, Rudi Garcia fut edhe Mario Balotelli, me të cilin punoi në aventurën e shkurtër në Marsejë. Trajneri francez foli për “Sky Sport”, duke treguar marrëdhënien e mirë që kishte me “Supermario”: 

Unë fola me të këto ditë për ta pyetur si ishte. Kam pasur një marrëdhënie të mirë me të. Ai është një person i veçantë, interesant për t’u zbuluar dhe me ndjenja të thella. Unë ia thashë menjëherë gjërat që prisja prej tij. Po flasim për një lojtar të nivelit më të lartë, në nivel individual një nga më të fuqishmit që kam parë ndonjëherë.

Nëse ai nuk ka bërë më shumë në karrierën e tij, kjo për shkak se ka paguar qëndrime të caktuara. Por, unë e mbroj Mario që e njoh, një njeri me cilësi. Mund të shpëtojë Brescia në Serie A dhe akoma të bëjë shumë në karrierën e tij”.

Garcia kthehet në kohërat e Romës dhe nuk mbyll derën për një rikthim të mundshëm në kryeqytet, prej nga ruan ende kujtime të bukura: “Natyrisht shpresoj të vazhdoj këtu dhe të fitoj diçka, por kurrë mos thuaj kurrë. Një ditë kthimi në Romë do të ishte gjë me të vërtetë e bukur. Unë qava, kur pashë lamtumirën e Tottit. Ëndërroja të isha si ai, që e pushtoi skenën. Pengu im? Nuk do të shkojë në Argjentinë për të parë De Rossi. Por, ai bëri mirë që zgjodhi Boca, zbuloi një ekip dhe një botë të tërë në finalen e karrierës. Tani, me të vërtetë ka aftësitë për t’u bërë një trajner i nivelit të lartë”.

Më në fund Juventusi, kundërshtari i Ligës së Kampionëve, duke kujtuar atë gjest të violinës, që bëri të diskutohet shumë në kampionatin italian: “Asnjëherë nuk jam penduar për gjestet që kam bërë, nuk ka mungesë respekti për ata. Brohoritja e ekipit tuaj nuk do të thotë të mos keni respekt për klubet e tjera”.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Milani kërkon fitoren e tretë radhazi ndaj Udineses së Behramit

Isa.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ PSG mposht Reims falë yllit Mbappe me dopietë dhe rikthehet në krye

Delo.autor

Lemar nuk dëshiron transferimin në Angli, refuzon tri skuadrat e mëdha

Q.Autor

Leave a Comment