Futboll Premier League Sport

Jasper Cillesen i pakënaqur në Barcelonë/ Skuadra angleze e gatshme për të përfituar

Liverpool dhe Barcelona duket se do t’i rikthehen aferave në merkato këtë verë. Pas kalimit të Coutinhos në Spanjë tani është Liverpool që ka trokitur në dyert e katalanasve dhe kërkon kartonin e Jasper Cillesen për t’i dhënë fund vuajteve me portierët.

Si Mignolet ashtu edhe Karius kanë rezultuar një fiasko te Liverpool ndaj dhe tani prioritet është një portier por për holandezin nuk do të jetë e lehtë sepse Barcelona kërkon 60 milionë euro të klauzolës së holandezit. Ky i fundit pak ditë më parë deklaroi se kërkon të luajë më shumë dhe Klopp mund t’ia japë këtë mundësi nëse arrihet akordi me katalanasit.

Related posts

“VETËM TI MUND TA KTHESH MILANIN SI DIKUR”/ Ibra zbulon: Nuk kam dëmtim serioz, Mihajloviçit i thashë…

Delo.autor

SERIA A/ Inter rrezikon në fund por mban ritmin e kryeqytetasve

Sadik.Autor

MESFUSHORI VIDAL NË TELASHE/ Inter përgatit gjobën për futbollistin kilian, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment