Futboll Sport

Joachim Low: Messi është më i kompletuar se Ronaldo

Aftësitë e Lionel Messit për të shënuar dhe krijuar gola nënkuptojnë se trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë, Joachim Low, do ta preferonte atë në skuadrën e tij para Cristiano Ronaldos.

Debati për atë se cili nga dy yjet e La Ligës është më i mirë pritet të nxehet përsëri gjatë Kupës së Botës Rusia 2018, teksa të dytë synojmë ta rrëmbejnë trofeun më të madh ekipor për herë të parë në karrierë.

Ronaldo do të shpresojë ta përsërisë suksesin që Portugalia e gëzoi në EURO 2016, derisa Messi kërkon t’i lajë gjynahet për humbjen e Argjentinës në finalen e Botërorit Brazili 2014.

Low e mposhti yllin e Barcelonës në atë ndeshje, por ai me qejf do ta shihte atë në fanellën e Gjermanisë para yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldos.

“Them Messi”, ka thënë Low i pyetur se kush është më i mirë Messi apo Ronaldo.

“Cristiano Ronaldo është i jashtëzakonshëm, profesionist shumë i zoti dhe golashënues i pabesueshëm, por Messi është lojtari më i kompletuar që e kam parë ndonjëherë”, shpjegoi ai.

“Ai është lojtar i madh ekipor. Çdo sezon, në 10 vitet e fundit, ai jep 30 deri në 40 asiste dhe i shënon rreth 50 gola. Stili i tij i lojës është spektakolar, po ashtu.  Ai është në gjendje t’i kalojë tetë apo nëntë lojtarë dhe golat e tij gjithmonë mbesin në kujtesë”, shtoi ai.

Related posts

SENSUALE DHE MAHNITËSE/ Barbara Fumagalli, “trofeu” më i rëndësishëm i pilotit italian (FOTO)

Isa.Autor

Klipi për Iniesta-n, shokët e skuadrës nuk i ndalin duartrokitjet për “magjistarin e topit” (VIDEO)

Sadik.Autor

GOL “BOMBË”/ Kane bombardon portën me një goditje SPEKTAKOLARE (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment