Futboll Ligue 1 Sport

LIGUE 1/ Tuchel nis spastrimet te PSG, largon gjysmën e mbrojtjes

Thomas Tuchel është trajneri i ri i PSG dhe e ka marrë me mjaft entuzizëm këtë aventure të saponisur. Tekniku gjerman ka vizituar ambjentet stërvitore të klubit parizien dhe ka filluar që tani të japë udhëzime për mënyrën se si kërkon që grupi i tij i punës të operojë në kryeqytetin francez, por jo vetëm kaq. Tuchel ka piketuar edhe lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e tij. Në listë janë 4 emra. I pari është braziliani Dani Alves.

35-vjeçari u transferua verën e shkuar në Paris, por duket se e ardhmja e tij nuk do të vijojë të jetë në qytetin e dashurisë. Një tjetër futbollist që është jashtë preferencave të trajnerit gjerman është Lyvin Kurzawa. Futbollisti i kombëtares franceze ka zbritur në fushë si titullar në 20 takime nën drejtimin e Emery, por për Tuchel nuk është një futbollist i domosdoshëm. Emrat që plotësojnë listën e zezë janë Thomas Meunier dhe Yuri Berchiche. Ajo që bie në sy është fakti që të 4 lojtarët janë pjesë e  reparitit të difensiv, pra duket qartë që në analizën e Thomas Tuchel, mbrojtja ka qënë pika më e dobët e PSG.

44-vjeçari do të kryejë ndryshime edhe në aspektin organizativ duke nisur nga zyrat, palestra e forcës dhe fusha. “Jam gjerman, më pëlqen ta kem gjithcka në rregull”, ka deklaruar Tuchel.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ IBRA sërish KUQEZI? Raiola jep PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE 

Isa.Autor

Inter shfaq interes për Simone Verdi e Bolonjës

Sadik.Autor

Nuk është Interi, Mancini: Ja kush e fiton ‘Scudetton’

Q.Autor

Leave a Comment