Bundesliga Futboll Sport

Ju pëlqen apo jo? Bayern Munich prezanton unformën e sezonit të ri

Sezoni aktual i futbollit nuk ka përfunduar ende zyrtarisht, por për shumë klube është tashmë koha për të zbuluar uniformat që do të veshin në edicionin 2018-2019. Ky është, për shembull, rasti i Bayern Munich, kampion i Gjermanisë për të gjashtin vit radhazi dhe gjysmëfinalist e Champions-it, nën udhëheqjen e Jupp Heynckes, që nga kjo verë do të zëvendësohet prej Niko Kovaç.

Në fakt, Bayern Munich ka paraqitur zyrtarisht uniformën e parë, atë të ndeshjeve në shtëpi, për sezonin 2018-2019, në të cilën spikat në dizenjo shkronja “M”, një homazh i qartë i motos së famshme të klubit bavarez “Mia San Mia”.

Nuk ndryshon qartësisht ngjyra mbizotëruese, e cila është e kuqe tradicionale, e shoqëruar me vija të bardha mbi shpatulla, te fanella. Mbrojtësi Hummels, sulmuesi Muller dhe holandezi Arjen Robben ishin tre “manekinët e gjallë”, të zgjedhur nga klubi bavarez për të prezantuar uniformat e reja.

Related posts

SUPERKUPA E SPANJËS/ Bashkë me Messin, Barcelona mbërrin në Seville për titullin e parë të sezonit

Delo.autor

Hamilton: I pari, por fati nuk mund të na ndihmojë në çdo garë

Sadik.Autor

Plas tek Reali, Bale: Dua të shkoj te Manchester United

Q.Autor

Leave a Comment