Futboll Premier League Sport

Wenger për të ardhmen: Më pëlqen bari i gjelbër, dua të eci në të çdo mëngjes

Arsene Wenger nuk ka përjashtuar mundësinë e marrjes së një roli të drejtorit të përgjithshëm te PSG, kur ta lërë stolin e Arsenalit në fund të sezonit. 68-vjeçari thotë se ka marrë “më shumë oferta, se sa pritej”, pasi ka njoftuar se do të largohet nga drejtimi i “Topçinjve të Londrës” pas afro 22 vitesh.

Wenger ka qenë i ofertuar për t’u bashkuar me PSG-në, ose si zëvendësues për trajnerin kryesor, Unai Emery, ose për të marrë një rol drejtuesi, nëse kampionët e Ligue 1 vendosin të marrin Thomas Tuchel në krye të ekipit të parë.

Ndonëse mendon se dëshiron të vazhdojë të stërvitë, Wenger nuk e përjashton idenë e një ndryshimi të rolit në futboll. “Një rol drejtuesi i përgjithshëm është diçka interesante, për të cilin duhet të vendos, – tha francezi përpara udhëtimit të Arsenalit në Leicester City, të mërkurën.

– Nuk e kam marrë vendimin. Për momentin do të thoja po, spontanisht po, por ndoshta me një distancë në mes duhet të mendoj. Ndoshta është koha për të ndryshuar pak drejtimin. Sinqerisht, nuk mund t’ju jap një përgjigje, sepse nuk e di”.

Lidhjet e Wenger me presidentin e PSG, Nasser Al-Khelaifi, kanë inkurajuar spekulime, se ai do të shkojë në “Parc des Princes”. Wenger, gjithashtu, pranon se do të jetë e vështirë për t’u mësuar t’i shpenzojë ditët e tij larg terrenit të trajnimit të Arsenalit, në “London Colney”:

“Më pëlqen të shkoj atje çdo ditë, natyrisht. A e dini, nuk kam munguar një seancë trajnimi për 22 vite. Kurrë nuk kam qëndruar në zyrën time. Kjo është diçka, që do ta humbas. Më pëlqen bari i gjelbër, më pëlqen të eci në të çdo mëngjes”.

Related posts

“EL CLASICO”/ “Bernabeu hesht” në 45 minutat e para, vendos Rakitic (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E NEYMAR LARG FRANCËS/ Perez ofron 85 milionë plus Gareth Bale, ja vendimi i PSG

Delo.autor

CIKALLESHI NDËRRON EKIP NË TURQI/ Kavajasi sqaron gjithçka: Ika nga Goztepe për 2 arsye, tani firmos tek…

Delo.autor

Leave a Comment