Futboll Seria A Sport

Juventus, Milan dhe Lazio në garë për firmën e talentit të Flamengo-s

Që prej blerjes së Vinicius Jr me vlerë 45 milionë euro e Real Madrid, e mundësuar nga i njëjti super agjent, Wagner Riberio, i cili transferoi Neymar te Barcelona nga Stantos – Flamengo është në qendër të vëmendjes.

Megjithëse ka qenë më mirë se vitin e kaluar, sulmuesi ka qenë në hijen e një tjetër talenti me emër Lucas Paqueta, i cili ka bërë një sërë paraqitjesh mbresëlënëse dhe është krahasuar me Oscar që ka luajtur te Chelsea dhe Brazili.

Paqeta është 20 vjeç dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane si Juventus që është gati të paguajë shifrën 50 milionë euro.

Ai është një lojtar inteligjent i cili zotëron një teknikë të admirueshme për moshën e tij.

Paqueta ka një kontratë deri në 2020. Bashkë me Juventus, që mund ta paguajë me lehtësi shifrën për talentin, janë edhe Milan dhe Lazio mendohet të kenë kërkuar informacion për brazilianin.

Related posts

ZYRTARE/ Nuk kishte hapësira, Milani huazon sulmuesin Colombo tek skuadra italiane…

Delo.autor

PAQE PA GOLA NË INTER-FIORENTINA/ Conte i pakënaqur: Vendi i dytë është i pari i humbësve…

Delo.autor

KONTRATË 1+1 ME PAGË TË LARTË/ Partizani firmos me mesfushorin. Të kuqtë duan 200 mijë euro për…

Delo.autor

Leave a Comment