Champions League Futboll Sport

Tifoz special në “Olimpico”, Riise: Do bëj tifo për këtë skuadër

Liverpool dhe Roma do të “përplasin” brirët për një vend në fazën finale të Champions League dhe kush më shumë se ish-mbrojtësi, John Arne Riise i njeh këto dy skuadra.

Ai ka luajtur për italianët dhe anglezët, kështu që deklaron se do ketë një atmosferë të pabesueshme në “Olimpico”.

“Kur luani në shtëpi në një atmosferë si Anfield ose Olimpico, tifozët ju japin energji. Kjo ju jep vullnetin për të bërë më shumë për ekipin tuaj, për klubin dhe tifozët. Edhe kur jeni të lodhur, kur dëgjoni tifozët që bërtasin, kjo ju ndihmon të luani më mirë.

“Do të jenë 65,000 tifozë të Romës dhe 5000 tifozë të Liverpoolit, do të jetë e pabesueshme, pasi ata janë dy grupe të mëdha tifozësh. Jam i lumtur që do të ulem në mes dhe do të jem neutral, kështu që unë shpresoj vetëm për një lojë të shkëlqyer dhe një atmosferë të mrekullueshme”,-tha Riise për “TV Roma”.

Related posts

Spaleti nuk heq dorë nga Champions-i: Koha po skadon, tregoni zemrën!

Sadik.Autor

LIVE/ Tirana-Luftëtari: Sfida e shkëputjes, në “Selman Stërmasi” luhet vetëm për fitore

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Zbardhen çiftet, ja 16 ndeshjet që do të luhen të dielën

Delo.autor

Leave a Comment