Futboll Seria A Sport

Juventus rinovon me yjet, Dibala i pari në listë

Paulo Dibala do të vijojë të qëndrojë te Juventusi. Lajmi i dhënë disa ditë më parë në intervistë nga Bepe Marota konfirmohet përsëri. Drejtori bardhezi mësohet të ketë përgatitur një seri takimesh me lojtarët dhe agjentët për të rinovuar kontratat me klubin. I pari në listë mësohet të jetë pikërisht Paulo Dibala.

Argjentinasi është një nga liderët dhe lojtarët më cilësorë të “Zonjës”. Për këtë arsye, klubi do të ketë një takim me vëllain-menaxher të futbollistit për të testuar jo vetëm vullnetin e argjentinasit, por edhe kërkesat e tij në nivel sportiv dhe ekonomik. 22 gola e sezonit nuk janë maksimumi për një si “La Joya”, por shpesh kanë rezultuar vendimtarë në disa nga rezultatet më të rëndë- sishme të bardhezinjve, sidomos në sezonin kur Higuain ka shënuar më pak (16 gola) që në zbarkimin e tij në Torino.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN E BUJSHME/ Van Gaal: Muller do të transferohej te “Djajtë e Kuq” në vitin 2015, ja kush e pengoi

Delo.autor

Mungoi pa arsye në stërvitje, Leicesteri gjobit 200 mijë stërlina Mahrez

Q.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Chelsea gjen lojtarin që do të zëvendësojë Hazardin tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment