Futboll Seria A Sport

Juventusi befason Bonuccin me urimin: Momente të paharrueshme…

Klubi i Juventusit përgëzon ish-mbrojtësin e vet, tani kapiten i Milanit, me rastin e 31-vjetorit të tij. “Shtatë stinë së bashku: gjashtë tituj, tri Kupa Italiane, tri Superkupa dhe momente të paharrueshme: Urime, Leonardo Bonucci!”

Një postim në faqen zyrtare të klubit torinez, i papritur ndoshta për disa, por absolutisht normale dhe në “stilin e Juventusit”. Kjo është mënyra se si sot, më 1 maj, klubi i Juventusit përgëzon Leonardo Bonucci për ditëlindjen e tij.

Mbrojtësi, tani kapiten i Milanit, në fakt mbush 31 vjeç. Shumë tifozë janë bashkuar me urimin e klubit, por ka të tjerë që nuk e kanë bërë këtë. Largimi i tij nga “Zonja e Vjetër”, verën e kaluar, ishte një goditje në zemër për bardhezinjtë.

Destinacioni i tij, më pas, bëri pjesën tjetër. Goli i tij në “Allianz”, ai i barazimit momental në fitoren 3-1 të Juves, duket një moment “tragjik”. Festimi i tij me fanellën e kuqezinjve nuk ishte gjëja më e mirë për një dashuri të zgjatur 7 sezone.

Related posts

KRITIKAT E SHUMTA/ Agjenti i HYSAJT “u mbyll” gojën italianëve: Atë vendose ku të duash…

Isa.Autor

FOTO/ Milani hidhet në sulm, të gatshëm për blerjen nga Anglia

Q.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja ndeshja Udinese-Inter. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment