Bundesliga Futboll Sport

Kampionët e Gjermanisë, mbyllin sezonin me humbje të thellë ndaj Stuttgartin (VIDEO)

Bayern Munich e ka mbyllur sezonin 2017/18 të Bundesligës gjermane me humb por me kokën lart si kampion i këtij edicion, pasi u mposht në shtëpi nga Stuttgart të shtunën pasdite.

Bayerni e priti në “Allianz Arena” Stuttgartin në ndeshjen e fundit të ligës elitare gjermane për këtë edicion, dhe u mposht 4-1.

Kjo fitore nuk i ka bërë punë Stuttgartit pasi nuk arriti të fitojë një vend që dërgon në Evropa Ligë, pas fitores së RB Leipzig, skuadër që siguron vendin e fundit që dërgon në këtë garë.

Se skuadra mysafire e kishte marrë seriozisht këtë takim u pa pas pesë minutave lojë kur Ginczek shënoi për 1-0.

Bayerni reagoi duke e barazuar rezultatin përmes Tolissos pas 20 minutave lojë, por kjo ishte e tëra që kampioni ofroi në këtë ndeshje të parëndësishme për të.

Tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, Stuttgarti e ktheu epërsinë kur Donis realizoi pas një kundërsulmi. Stuttgart shënoi edhe dy herë tjera përmes Akolos dhe Ginczek brenda tre minutave të fillimit të pjesës së dytë.

Bayern e mbyll sezonin në Bundesligë si kampion me 84 pikë, 27 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.

Stuttgart e mbyll në vendin e shtatë me 51 pikë.

Related posts

Arsene Wenger: E ardhmja ime është tek Arsenali.  

Sadik.Autor

ARRIHET AKORDI PËR DUELIN MADHËSHTOR XHOSHUA-FURI/ Ja çfarë kanë vendosur kampionët e boksit botëror

Delo.autor

KUPA E KOMBIT/ SHQIPTARI fiton trofeun “Muhamet Malo” në aeronautikë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment