Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Ander Herrera: Michael Carrick do të bëhet trajner i madh…

Ander Herrera beson se Michael Carrick i ka të gjitha aftësitë për të qenë një trajner i suksesshëm, duke nisur nga puna në stafin e Jose Mourinho në sezonin e ardhshëm te Manchester United.

36-vjeçari Carrick do të tërhiqet si futbollist, pas ndeshjes së fundit kundër Watford, nesër, ku Mourinho i ka premtuar vendin e titullarit për t’i dhënë përshëndetjen e fundit stadiumit “Old Trafford”, ku ka luajtur për 12 vite.

Carrick ka luajtur vetëm tre ndeshje sivjet, si pasojë e disa probleme fizike, teksa Herrera mendon se ai do të ketë sukses në etapën e ardhshme të karrierës së tij.

“Ai është njeriu i duhur për të qenë zv.trajner në fillim dhe trajner më pas. Eshtë shumë i qetë dhe i ekuilibruar në atë që bën. Nëse ke një fjalë si i në skuadër, futbollistët përmirësohen. Unë mendoj se i ka të gjitha cilësitë për të qenë një trajner i suksesshëm në të ardhmen. Ai nuk lumturohet kurrë më shumë seç duhet, nuk feston asnjëherë si i marrë, por gjithashtu nuk bie asnjëherë në depresion dhe në momentet më të vështira jep këshillat e duhura,” – tha Herrera.

Related posts

I JEP FUND SPEKULIMEVE PËR YLLIN E EKIPIT/ Igli Tare: Nuk e shesim Milinkovic-Savic tek…

Delo.autor

NJË “VRASË KILLER”/ CUTRONE bën misteriozin: Është për mua, nuk e zbuloj

Isa.Autor

Paradoksi i Botërorit/ Në Ministrinë e Mjedisit festohet me marijuanë kualifikimi

Isa.Autor

Leave a Comment