Futboll Seria A Sport

”Kërcënim” rus për Italinë, Mancini shkaku i tërbimit

Italia duket se do të ketë një problem dhe lidhet me emërimin e trajnerit të ri, pasi rusët e Zenitit po mendon të hapin një proces në FIFA për lëvizjen e fundit që është bërë, duke kontaktuar trajnerin e tyre, Roberto Mancini, i cili është nën kontratë. Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka bërë me dije se trajneri i ri i “axurrëve” do të jetë pikërisht Mancini, i cili ka pasur një takim me presidentin e FIGC, Roberto Fabriçini, si dhe me dyshen Costacurta Oriali. Vetë Fabriçini pat deklaruar se detajet e marrëveshjes mes palëve do të bëhen të ditura pas përfundimit të kampionatit.

“Mancini ka shprehur gatishmërinë për të zgjidhur kontratën me Zenit dhe për t’u bërë trajner i kombëtares. Do të fillojmë të flasim për shifrat dhe detajet e marrëveshjes më 13 maj, në përfundim të kampionatit rus”, thoshte presidenti i emëruar i FIGC, ndërkohë që kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak rusëve. Ata nuk kanë ndërmend të qëndrojnë duarkryq dhe sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, ata do të kërkojnë kompensim për këtë që ka ndodhur, pasi Mancini ka një kontratë me Zenit deri në vitin 2020 dhe më parë duhet gjetur marrëshja për ta ndërprerë kontratën.

Fakti që negociatat janë bërë publike nuk janë pritur aspak mirë nga ana e presidentit Fursenko të klubit rus, pasi ka pritur që FOGC të këshillohet me ta, duke ditur edhe kontratën mes palëve. Zenit bëri lëvizje të rëndësishme në merkato kur mori Mancini-n, duke shpenzuar shumë të konsiderueshme dhe kërkon që të arrijë në Champions League. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje në kampionat, skuadra e teknikut italian mban vendin e katërt në tabelën e klasifikimit me 50 pikë. CSKA Moscow ka dy pikë më shumë, kurse Spartak Moscow tre, ndaj ende mbetet e hapur gara.

Related posts

E TRISHTË/ Futbolli ukrainas në zi, bombardimet i marrin jetën mesfushorit 25-vjeçar

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Vetëm 2 mintua lojë, Sanches ndëshkon Serbinë (VIDEO)

Delo.autor

NDRYSHIM TEK REAL MADRID/ Perez përgatit “Los Blancos” për revolucion

Isa.Autor

Leave a Comment