Futboll Sport

Botërori 2018/ Nuk mjaftoi sherri, forma e një titullari tërbon Low

Gjermania po përgatitet për “Rusi 2018” dhe i duhet të mbrojë kurorën, pasi triumfuan në botërorin e fundit në Brazil. Por gjërat nuk është se po shkojnë mirë për skuadrën e drejtuar nga Joachim Low. Ditët e fundit ka pasur një sherr në stërvitje, teksa Antonio Rudiger dhe Joshua Kimmich u përplasën mes tyre, por kjo është parë si diçka normale para Botërorit, kur të gjithë kërkojnë të sigurojnë një vend në kombëtare.

Por së fundmi është shtuar edhe një tjetër problem dhe ka të bëjë me formën e mesfushorit Mesut Ozil. Turko-gjermani, i cili vjen pas një dëmtimi që pësoi me Arsenal në fund të kampionatit, nuk po kalon një formë të mirë sportive dhe stafi teknik është i pakënaqur me atë që fantazisti po jep gjatë seancave stërvitore. Diçka të tillë e ka shprehur edhe krahu i djathtë i Loë, Thomas Schneider. Ky i fundit thekson se pritet shumë nga mesfushorit, që duhet të jetë një nga pikat kyçe të Gjermanisë në Rusi.

“Ne presim që Ozil të sfidojë veten në stërvitje. Mesut është gjithmonë duke u stërvitur”, ka thënë Schneider. Mesfushori 29-vjeçar ka pasur probleme të shumta me shpinën dhe shpresohet që sa më parë të ketë formën e duhur për në kampionatin Botëror. Të gjithë presin shumë prej tij, pasi është një “top-player” dhe ka pasur një ndikim të madh në suksesin e Gjermanisë në Brazil. Tashmë pritet reagimi i Ozil, i cili duhet të marrë për dore skuadrën me fillimin e Botërorit.

Related posts

BIE PISTA KANE/ Man.United refuzohet edhe nga Chelsea, blutë shpërfillin ofertën për Mount

F.autor

E TRISHTË/ Ngjarje e rëndë në Itali, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Delo.autor

RIKTHEHET SULMUESI/ Juventus me një “armë” më shumë në kërkim të titullit në ndeshjen ndaj Sampdorias

Delo.autor

Leave a Comment