Champions League Futboll Sport UEFA

Kështu do të caktohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve…

Pas skandalit të fundit të arbitrave, që ka përfunduar me Real Madridin dhe Liverpool në finalen e Ligës së Kampionëve, të gjithë sytë janë të fokusuar në emërimin e arbitrit që do të bëjë drejtësi në Kiev. Vendimi duket se është marrë praktikisht dhe do të shpallet në ditët në vijim.

Dhe shumë do të ketë të bëjë me kreun e komitetit të arbitrave të UEFA-s, Pierluigi Collina, i cili ka studiuar të gjitha ndeshjet e kompeticionit nëpërmjet informatorëve të tij dhe është e qartë se ka pasur polemika të ndryshme, veçanërisht në fazën përfundimtare të konkurrimit.
Gjyqtarët ndërkombëtarë në nivelin më të lartë, ata që zakonisht quhen “për Champions”, kanë të drejtë të zgjidhen, me përjashtim të atyre nga Spanja dhe Anglia, prej nga vijnë dy finalistët e këtij edicioni. Për të tilla sfida, UEFA zakonisht zgjedh arbitrat e saj më me përvojë dhe që kanë bërë më pak gabime gjatë komepticionit.

Shumica e tyre, gjithashtu, do të caktohen për të gjykuar në ndeshjet e Kupës së Botës në Rusi, kësaj vere. Në listën paraprake të UEFA-s për finalen e Kievit janë: holandezi Bjorn Kuipers, slloveni Damir Skomina, gjermani Felix Brych, suedezi Jonas Eriksson, francezi Clement Turpin dhe turku Cüneyt Cakir.

Ky i fundit ka shkaktuar polemika të mëdha me gjykimin në jysmëfinalen e kthimit, Real Madrid-Bayern Munich, për shkak se nuk akordoi një penallti të qartë në favor të bavarezëve, kur Marcelo e ndërpreu topin me dorë. Edhe slloveni Skomina bëri gabime në gjysmëfinalen e kthimit mes Romës dhe Liverpool.

Pas këtyre gabimeve të freskëta dhe që kanë peshuar shumë në fatin e të eliminuarve, vështirë që UEFA t’u besojë finalen. Qoftë edhe për imazhin e saj. Sidoqoftë, të gjithë ata i plotësojnë kërkesat konsiderohen kandidatë nga Collina.

Related posts

Kombëtarja U-21, miqësore me Bosnjen në “Elbasan Arena”

Sadik.Autor

Milan dhe Juventus në bisedime me Realin për talentin spanjoll

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Mancehster United-Chelsea, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment