Futboll Sport

Vllaznia kërkon maksimumin përballë një Flamurtari të “plagosur”

Me kontingjentin të plot në dispozicion dhe me besimin se mund të marrin rezultat në Vlorë. Vllaznia është gati për transfertën e së shtunës me Flamurtarin, ku kërkohen të tjera pikë mbijetese.Lajmi më i mirë për trajnerin Ernest Gjoka është se përveç mbrojtësit Marku, që po vazhdon fazën e rehabilitimit pas operacionit, të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm për të parën nga pesë finalet e mbetura të sezonit.

Orelesi është gati të marrë vendin e tij në formacionin titullar, me kuqeblutë që pritet të ndërtojë një mur në mbrojtje, me objektivin kryesor që të mbajnë të paprekur portën e Alen Sherrit.Por, ndaj Flamurtarit edhe mund të guxohet për të provuar diçka më tepër. Një shtysë për të gjetur golin mund të jetë ecuria e kuqebluve në këtë sezon përballë vlonjatëve.

Barazim në fazën e parë në Shkodër, humbje në ndeshjen e kthimit, por mbi të gjitha fitorja 3-0 e regjistruar në ‘Loro Boriçi’ më 5 mars të këtij viti. Ai sukses që riktheu optimizmin te Vllaznia u realizua pas super-paraqitjeve të Vucajt dhe Sukajt.Do të jenë sërish ata që kanë detyrën të bëjnë diçka më tepër në Vlorë, për ta afruar skuadrën me objektivin e qëndrimit në elitë.

Related posts

Sarri nis merkaton te Chelsea, do një interist dhe një napolitan

Sadik.Autor

NDODH EDHE KJO/ E pabesueshme në Ligue 1, ndeshja ndiqet nga një “jacuzzi”

Isa.Autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Lokalizohet vendndodhja e avionit ku humbi futbollisti (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment