Futboll Seria A Sport

Khedira: Do të më pëlqente të luaja në Premier League

Një gol, i nënti në këtë Serie A, që ka ndihmuar Juventus-in të bëjë hapin vendimtar drejt titullit të shtatë radhazi në Itali, i treti personal për Sami Khedira, i cili duhte të vendosë nëse do të vazhdojë me bardhezinjtë apo t’i japë fund aventurës së tij në Itali.

“Më ka tërhequr gjithmonë futbolli anglez dhe një transferim në Premier do të ishte një mbyllje perfekte e karrierës. Por nuk është një mesazh për askënd, sepse është e vështirë të planifikosh të ardhmen në këtë mënyrë”.

“Nuk mendoj se do të jem në këtë formë për një kohë të gjatë dhe do të më pëlqente të luaja në nivele të larta edhe për disa sezone”, ka deklaruar mesfushori gjerman për “Bild”.

Related posts

Federer nis në Dubai përgatitjet për rikthimin në fushë

Sadik.Autor

Dridhet “Emirates Stadium”, Griezmann shënon gol ndaj Arsenalit

Sadik.Autor

NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK INTER/ Klubi i njohur i La Ligas në ndjekje të mesfushorit Nainggolan

Delo.autor

Leave a Comment