Basketball Sport

Përballje dramatike në “Asllan Rusi”, Tirana përmbys Teutën

Tirana ka marrë kryesimin e ndeshjeve në finalet e play off-it në basketboll për meshkuj. Skuadra bardh e blu ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 76-74, Teutën në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Ndeshja e transmetuar live në ekranin e TeleSport ishte spektakolare, në disa momente dhe dramatike, por në fund ka pare fituese skuadrën kryeqytetase, që tashmë merr kryesimin e këtyre finaleve dhe shpreson për të fituar torfeun.

Ndeshja fillon me ritëm që në startin e saj. Dy periodat e para janë shumë të luftuara nga të dyja krahët. Tirana nga njëra është e saktë në gjuajtjet nga distanca, ndërsa Teuta është e fortë në topat në tabelë. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e lehtë të Teutës që kryeson 41-40.

Në pjesën e dytë skuadra durrsake fillon me një tjetër ritëm dhe merr kontrollin e ndeshjes. Perioda e tretë fillon dhe mbyllet me dominimin total të skuadrës mike që arrin të shkëputet në 61-54.

Por kur u mendua që ndeshja do të mbyllej me fitoren e skuadrës bregdetare, Tirana bën përmbysjen e madhe duke rikuperuar disavantazhin. Në periodën e katër, skuadra e Dokuas është e shumë e fortë në mbrojtje dhe e saktë në fazën sulmuese. Në minutat e fundit të periodës së katër përballja merr përmasa dramatike, teksa të dyja skuadrat i ndajnë vetëm një ose dy pikë.

Presioni është i madh, por deri në fund bradh e blutë ia dalin që ta ruajnë avantazhin dhe të marrin një fitore shumë të rëndësishme në shifrat 76-74. Me këtë triumf, Tirana kalon në avantazh 2-1 me ndeshje në serinë e finaleve të play of. Përballja e radhës do të jetë në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në qytetin e Durrësit

Related posts

Chelsea nis kontaktet me Higuain, Sarri do ribashkimin me argjentinasin

Sadik.Autor

Në Francë zbulojnë dy superklubet europiane, që synon të drejtojë Wenger

Isa.Autor

Reshje të dendura shiu në Gjirokastër, por shikoni çfarë bëjnë tifozët e Partizanit (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment