Futboll La Liga Sport

Kjo ishte “Iniesta Clasico”; Ramos mburret me dhuratën e veçantë….

Sergio Ramos vendosi mënjanë rivalitetin e Real Madridit me Barcelonën për t’i dhënë nderimet maksimale Andres Iniesta, ndaj të cilit luajti “El Clasico” e fundit. Kjo, për shkak se mesfushori kreativ do të largohet nga skuadra katalanase në fund të këtij sezoni, ndërsa destinacioni i ardhshëm duket se do të jetë Kina.

Iniesta luajti për herë të fundit si kapiten i Barcelonës në një ndeshje kundër “Los Blancos”, në përplasjen e diskutueshme të së dielës, ku u regjistrua barazimi 2-2 dhe Sergi Roberto u dëbua me karton të kuq në fund të pjesës së parë.

Dhe, ndërsa të dyja ekipet kishin arsye për zhgënjimin në kohë të plotë, kapiteni i Real Madridit, Ramos, gjeti kohë për të lavdëruar Iniesta, një shok ndërkombëtar me Spanjën. “Përtej asaj që ndodhi në fushë, ndeshja e mbrëmshme do të mbahet mend si klasikja e Iniestës, – ka shkruar Ramos në Twitter, të hënën, së bashku me një foto të tij, duke mbajtur fanellën e mesfushorit katalanas. – Ju do të më mungoni, miku im“.

Iniesta pritet të shkojë në Superligën Kineze në fund të sezonit, por për momentin përqendrimi i tij mbetet te kampionët e Barcelonës, për t’i dhënë fund këtij kampionati të La Liga-s si të pamposhtur.

Related posts

FORMULA 1/ Tjetër penalitet për Ferrarin, piloti Sainz do të niset i fundit

Delo.autor

Duket si një “San Siro” i ri/ Merr formën e plotë “shtëpia” e kombëtares shqiptare (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Manchester United-Milan. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment