Futboll Sport

107 milion lekë mbajnë Tiranën larg Superiores

Tirana siguroi ngjitjen në Superiore pas një vit të suksesshëm në Kategorinë e Parë dhe bardheblutë po përgatiten që në elitë të kenë një përfaqësim sa më dinjitoz. Por, një nga çështjet që po e rrezikon shumë klubin bardheblu është ajo e Gjergji Muzakës. Mesfushori që aktualisht është pjesë e Skënderbeut ka fituar gjyqin me klubin dhe në bazë të kontratës që ka pasur, Tirana duhet ta paguajë jo pak, por 107 milion lekë. Në datën 5 ka skaduar edhe afati për pagimin e futbollistit dhe çështja ka kaluar sërish në Komisionin e Disiplinës.

Në vendimet që do të dalin sot, Tiranës më shumë mundësi do t’i hiqen tre pikë nga renditja e Kategorisë së Parë, por një gjë e tillë nuk përbënë aspak problem, pasi bardheblutë kanë diferencë të konsiderueshme pikësh me vendin e dytë. Por, delikate paraqitet e ardhmja. Gjatë kësaj periudhe presidenti Halili në asnjë moment nuk është ulur në bisedime me futbollistin për të gjetur një rrugë të përbashkët për pagesën me këste të futbollistit, i cili vazhdon të jetë në pritje të pagesave në bazë të gjyqit të fituar. Dhe pas heqjes së pikëve, Tiranës do t’i lihet një afat rreth dy javë që të arrijë marrëveshje ose të paguajë totalisht Muzakën. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh edhe pas fatit të ri të vendosur nga federata, Tirana rrezikon edhe licensimin në Kategorinë Superiore.

Presidenti Halili është në dijeni për një gjë të tillë dhe natyrisht që nuk do të rrezikojë aspak, por do të kërkojë një marrëveshje me Muzakën, e cila pas depozitimit në FSHF bën që bardheblutë të mos kenë me penalizime. Do të ishte e pamundur që Halili të rrezikojë mosliçensimin për një gjyq të humbur, pavarësisht shumës së madhe financiare. Arsyeja përse me Muzakën nuk është gjetur akordi deri më tani lidhet me hatërmbetjen që Halili ka karshi Muzakës për hedhjen në gjyq të klubit.

Related posts

Botërori i çudirave, Kryeministri Rama “plas” ironinë e rradhës (FOTO)

Sadik.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Trajneri Shehi i pavendosur për skemën, ja formacioni i mundshëm i “Bardhebluve” në derbi…

Delo.autor

BIE PISTA KANE/ Man.United refuzohet edhe nga Chelsea, blutë shpërfillin ofertën për Mount

F.autor

Leave a Comment