Futboll Ligue 1 Sport

Klubi i vogël francez Les Herbiers bëri historinë, por gjesti i Thiago Silvas po lavdërohet nga të gjithë (VIDEO)

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva, e ka ftuar kapitenin e klubit Les Herbiers, Sebastien Flochon, që ta ngritin së bashku trofeun e Kupës së Francës. Në një nga gjërat më të bukura që kemi parë ka ndodhur në ndeshjen mes këtyre dy skuadrave.

PSG fitoi 2-0 ndaj një klubi të vogël francez. Braziliani ishte në podium me shokët e tij, por ai e ftoi edhe kapitenin e skuadrës kundërshtare në prani të presidentit Emanuel Macron.Kjo pasi klubi francez i ligës së tretë bëri një luftë të madhe me klubin e pasur parisien.

https://twitter.com/GoalUK/status/993968953423638528?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fklubi-vogel-francez-les-herbiers-kishte-bere-historine-por-gjesti-thiago-silvas-pas-ndeshjes-po-komentohet-nga-te-gjithe%2F&tfw_creator=Telegrafisti&tfw_site=Telegrafisti

Les Herbiers janë në vendin e 13-të në nivelin e tretë të futbollit francez dhe mund të bie edhe në nivelin e katërt të premten në mbrëmje, por ata u ndjenë krenarë me finales e së martës.

Përplasja mes Davidit dhe Golias ishte ajo ku përballë ishin dy klube me nivele krejtësisht të ndryshme.Kjo skuadër luan në një stadium me kapacitet prej 5.000 ulëse të Stade Massabielle dhe ka vetëm 1.500 tifozë për lojë kur luan në shtëpi.Ata vijnë nga një qytet me 15 mijë banorë.Buxheti i klubit është 1.7 milionë dollar, që i bie se me këto para mund ta paguajnë vetëm për dy javë Neymarin.

Kupa e Francës ka pasur edhe befasi të tjera, kur klubet e nivelit të tretë kishin arritur në finale me Nimes (1996), Amiens (2001) dhe Quevilly (2012).Këtë natë më të bukur e bëri gjesti i madh i Thiago Silvas, i cili mund ta ketë fituar ‘çmimit e sezonit’ me këtë gjest.

Related posts

LARGIMI I MESSIT NGA BARCELONA/ Koeman: E shijova maksimalisht sezonin që punuam së bashku

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Laçi: Ka startuar sfida në Vlorë, skuadra e Dajës menjëherë në sulm

Isa.Autor

Spekulimet për largimin nga Milani, flet për herë të parë Bonucci

Q.Autor

Leave a Comment