Futboll Sport

Ergys Kaçe mbetet në rrugë, PAOK-u vendos

Nuk ka qetësi për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare që luan në Greqi, Ergys Kaçe. Pasi ka luajtur edhe ndeshjen e fundit me Panathinaikosin ku ishte i huazuar, 25-vjeçari është i detyruar të rikthehet sërish te PAOK-u, që ka në pronësi edhe kartonin e tij. Lojtari që cilësohej si një nga talentet shqiptar më të mëdhenj në kampionatin helen, nuk ka pasur një ecuri të mirë edhe për shkak të huazimeve të shpeshta që nuk kanë rezultuar shumë pozitive. Madje në një intervistë të fundit të dhënë për aventurën te Panathinaikosit, ai ka deklaruar se lojtarët aty janë heronj pasi kanë shtatë muaj pa u paguar.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur te Panathinaikosi dhe i uroj suksese skuadrës”, ka shkruar mesfushori me një postim të shkurtër në “Facebook”. Por, pas këti larigmi Kaçe duhet që të gjejë një tjetër skuadër për të vazhduar karrierën, pasi lojtari nuk është në planet e PAOK-ut për sezonin e ardhshëm. Futbollisti nuk e pranon një vend në stol, pasi synon që të jetë pjesë e Kombëtares së drejtuar nga trajneri Panucci për edicionin zyrtar dhe zgjidhja më e mirë në një situatë të tillë, është padyshim huazimi. Por, më parë duhet pritur hapja e merkatos që një gjë e tillë të realizohet.

Gjatë aktivizimit të tij me Panathinaikosin në këtë sezon, Kaçe ka luajtur 834 minuta, por nuk ka shënuar asnjë gol. Futbollisti ka luajtur në të kaluarën me moshat e PAOK dhe më pas kaloi te skuadra e parë, pasi vlerësimet për të ishin të mëdha. Në sezonin futbollistik 2016-2017 u huazua në Çeki te Viktoria Plzen, ku bëri një paraqitje të dobët dhe luajti shumë pak. U rikthye sërish në Greqi për të vazhduar për dy vite me skuadrën e ti, para se të huazohej te Panathinaikosi.

Related posts

NGA TITULLAR NË FORMACION NË PANKINË/ Lojtari i Inter synon rikthimin tek skuadra e Premier League

Delo.autor

ARGJENTINA KATASTROFË NË “COPA AMERICA”/ Simeone mbron: Ai ka nevojë për ekipin…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ UNIVERSITATEA-S/ Trajneri Duro: Një sukses i jashtëzakonshëm, por…

Delo.autor

Leave a Comment