Futboll La Liga Sport

Kluivert tradhton Barcelonën: La Liga dhe Kupa e Mbretit nuk vlejnë sa Champions-i

Patric Kluivert nuk e pati të vështirë të zgjedhë mes dopietës sezonale të Barcelonës dhe kampionëve hipotetikë të Europës, Real Madridit. Gjithashtu, ai kishte fjalë edhe për “korridorin” që bëhet në Spanjë për skuadrën që ka siguruar titullin kampion, çka në rastin konkret përball “Los Blancos” me katalanasit në “El Classico”.

Një njeri i njohur si Kluivert preferon kompeticionin, që Real Madridi ka në dorë për sezonin e tretë, Ligën e Kampionëve, para titullit në La Liga dhe Kupën e Mbretit, të arkivuara tashmë nga katalanasit: “Liga e Kampionëve është objektivi më i lartë, që një klub mund të arrijë.

Është e vërtetë se ndryshimi i një gjëje me tjetrën është e vështirë. Por, Liga e Kampionëve është më e mirë se La Liga dhe Kupa e Mbretit. Unë do të preferoja të arrija finalen e Champions-it dhe ta fitoja atë! Nëse e luani dhe e humbni, ndërsa nuk keni fituar La Liga-n dhe Kupën e Mbretit, atëherë mbeteni pa asgjë”.

Ajo që ish-lojtari i Barçës e ka të qartë është se Real Madridi duhet të bëjë “korridorin” në “Camp Nou”: “Unë nuk i kuptoj ata, kanë arsyet e tyre, por nëse dikush fiton La Liga-n më parë, duhet ta bëjnë “korridorin” nga respekti “.

Mendimin e Kluivert e mbështetet edhe një ish-futbollist i Real Madridit, Dani García Lara: “Është një çështje e njohjes së sportit. Më pëlqen “korridori”. Unë e kuptoj se është njohje sportive e një arritjeje. Real Madridi do të ketë argumentet e tij për të mos bërë kështu. Unë mendoj se Barcelona nuk e bëri atë, kur ata fituan “Mundialito”, por nëse ishte vendimi im, do të doja që korridori të bëhej”.

Related posts

LLOGARITË E GRUPEVE/ Nga Kosova tek Gjermania, ja si kualifikohen ekipet për në “EURO 2020”

Delo.autor

PAS POLEMIKAVE ME KESSIE/ Milani blindon liderët, rinovimet kushtojnë 80 milionë euro

Delo.autor

KAMPIONËT E ITALISË “HARROJNË” HALAAND/ Juventus pranë zyrtarizimit të goditjes së madhe në merkato

Delo.autor

Leave a Comment