Champions League Futboll Sport

BARCELONA-JUVENTUS/ Dueli përrallor. Messi është para me statistika, CR7 kërkon hakmarrje

Erdhi momenti. Lionel Mesi kundër Kristiano Ronaldos. Tifozët e presin me padurim këtë moment. Vite më parë ishte një duel më i shpeshtë kur portugezi aktivizohej te Reali i Madridit. Atëherë ishin kohë të arta, ndërsa sot në mbrëmje në “Camp Nou” do të shohin njëri-tjetrin sy më sy për herë të parë pas largimit të futbollistit portugez drejt Juventusit në vitin 2018.

Në ndeshjen e parë në fazën e grupeve, Kristiano Ronaldo nuk mund të ishte pjesë e “armatës” së Pirlos sepse ishte i prekur me Koronavirus. Portugezi është në formë optimale për t’u përballur me Barcelonën. Edhe Leo Mesi me shumë mundësi do të jetë në fushën e lojës. “Pleshti” nuk do që ta humbasë duelin me rivalin e tij të përjetshëm, në një sfidë ku luhet për vendin e parë në grup. Trajneri Kuman e konfirmoi diçka të tillë, por ndoshta ka surpriza.

BARÇA THUMBON – Duket se në Katalonjë po e presin me padurim ndeshjen kundër Juventusit sepse ditën e djeshme kanë postuar një fotomontazh të Ronaldos dhe Leo Mesit. Është një foto që tregon historinë mes dy futbollistëve, të cilët duket sikur kujtojnë momentet pozitive dhe të bukura që kanë përjetuar gjatë karrierës.

Janë të ulur në dy kuti kartoni dhe të lumtur që do të sfidojnë njëritjetrin. Duket sikur kujtojnë kohën e bukur të “El Clasico”-ve dhe golave të shënuar. Nga dritarja e kësaj dhome kujtimesh duket stadiumi “Camp Nou”, aty ku në mbrëmje do të luhet dueli spektakolar mes Barcelonës dhe Juventusit. Por katalanasit kanë thumbuar Kristiano Ronaldon sepse në pasqyrën pranë Leo Mesit shkruhet “GOAT” (më i madhi i historisë).

STATISTIKAT – Kjo do të jetë ndeshja e 36-të mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Dy futbollistët janë përballur me njëri-tjetrin në 35 raste të mëparshme, ku bilanci për Leon është më i mirë. Argjentinasi ka fituar 16 ndeshje, Kristiano Ronaldo ka fituar 10 dhe 9 sfida kanë përfunduar në barazim. “Pleshti” ka shënuar 22 gola në këto përballje, ndërsa portugezi 19 gola. Sot në mbrëmje do t’i shijojmë sërish dhe Kristiano Ronaldo është më i motivuar se kurrë.

Në 5 ndeshjet e mëparshme kundër Mesit në kompeticionet europiane nuk ka arritur të shënojë asnjë gol, ndërsa Leo ka shënuar 3 herë. Një tabu, që portugezi dëshiron ta thyejë patjetër.

Duhet Kristiano më i mirë sepse Juventusi kundër Barcelonës nuk ka shënuar asnjë gol në 400 minutat e fundit dhe goli i fundit është në vitin 2017 kur Kielini mbylli ndeshjen me rezultatin 3-0. Katalanasit janë të pathyeshëm kundër bardhezinjve në 4 ndeshjet e fundit. Fitorja e fundit e italianëve në transfertë është në vitin 2003 me golin e Zalajetës në minutat e fundit.

Related posts

Juventus shpërdoron AVANTAZHIN/ Higuain: Është e lehtë të flasësh nga divani

Q.Autor

BETEJA E VITIT/ Partizani me mbrojtje spanjolle për çështjen “Çinari”

Delo.autor

OFERTA TUNDUESE E YLLIT TË ATALANTËS/ Zapata i hap dyert: James Rodriguez dëshiron të provosh…

Delo.autor

Leave a Comment