Futboll Seria A Sport

Kohë bilancesh te Milani, Fassone: Na duhet një sulmues race

Kohë bilancesh edhe te Milani, që duhet të mendojë përforcimin e skuadrës pr sezonin e ardhshëm, por duke ruajtur edhe balancat ekonomike, që nuk e lejojnë të shpenzojë shumë. Administratori i Deleguar, Marco Fassone theksoi se përforcimi i sulmit do të jetë prioritet i kuqezinjve këtë verë, por nuk pranoi t’u referohet emrave konkretë.

“Në sulm kemi shënuar shumë pak dhe është e kotë ta fshehim, duhet të përforcohemi në atë repart. Benzema dhe Mandzukiç? Janë dy emra të rëndësishëm, por për momentin nuk kemi vendosur asgjë, pasi jemi në fazë vlerësimi”, u shpreh Fassone.

Më tej ai foli edhe për situatën e portierit Gigio Donnarumma, që nuk gëzon marrëdhënie të mira me tifozërinë e Milant prej kohësh, si dhe të spanjollit Suso, që ka zgjuar interes në shumë skuadra.

“Donnarummën shpresojmë ta bindim të qëndrojë, por nëse do largohet, kjo do të bëhet vetëm kundrejt një oferte të mirë, që vlerëson cilësitë reale të tij. Sa i përket Susos, jemi shumë të kënaqur që e kemi në skuadër.

E dimë që ka një klauzolë, por për momentin lojtari është i lumtur te ne dhe nuk kemi marrë asnjë ofertë konkrete për të “, deklaroi Administratori i Deleguar i Milanit.

Related posts

U largua nga Juventus pas 17 vitesh, ja si Casillias dhe Neuer nderojnë Buffon-in (FOTO)

Sadik.Autor

Transferimi te Barcelona, Carragher: Coutinho nuk vlen aq para

Q.Autor

RONALDON E BËNIN GOLEADOR PENALLTITË/ Ramos shënon më shumë se CR7

Isa.Autor

Leave a Comment