Futboll Premier League Sport

“Kapni momentin, hyni në histori”, Gerrard i dërgon mesazh të veçantë Liverpool-it

Steven Gerrard ka dërguar një mesazh të veçantë te skuadra e Liverpool, përpara finales së Kievit me Real Madridin, duke i inkurajuar “reds” që të shkojnë për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Trajneri aktual i Rangers e fitoi çmimin më të madh të Europës për klubet me Liverpool, në vitin 2005, pas një triumfi të jashtëzakonshëm nga penalltitë kundër Milanit.

Gerrard, i cili shihet si frymëzimi kryesor në “Anfield”, ka nxitur skuadrën aktuale të Jurgen Klopp për të “kapur momentin” dhe për të bërë histori. Ai i tha faqes zyrtare të klubit anglez: “Këta lojtarë kanë një mundësi për të mos ndryshuar vetëm karrierën e tyre, por jetën e tyre në përgjithësi. Këto janë momentet që ju ëndërroni.

Mesazhi im ndaj lojtarëve do të ishte: shkoni dhe luftoni, shkoni dhe kapni momentin, për të cilin keni punuar aq shumë. Shkoni dhe shpërblehuni për udhëtimin që keni ndërmarrë në këtë klub. Ju duhet të shkoni me besim, sepse nuk keni ardhur rastësisht deri tani.

Duhet të përballoni përgjegjësinë e të qenit lojtar i Liverpool. Duhet të shkoni dhe të luftoni, kurrsesi të dorëzuar. Është e rëndësishme që të jepni gjithçka që mundeni. Është e vështirë, por vetëm sigurohuni që përgatitja juaj për këtë finale të jetë e saktë.

Ju merrni gjumin dhe ushqimin e duhur dhe çdo gjë do të shkojë mirë. Kjo është ndeshja më e madhe që do luani si lojtar të Liverpool. Kjo skuadër ka ende rezistencë mendore, në sy duket në formë të shkëlqyeshme. Gjithkush mendon: Liverpool e meriton këtë”.

Related posts

“TË GJITHË E DINË SE KUSH FITOI”/ Revansh mes Markut dhe Stewart, menaxheri i boksierit shqiptar tregon vendimin e marrë

Delo.autor

Conte: Vetëm një gjë duhet për të fituar Champions-in

Sadik.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT TEK TOTTENHAM/ Mourinho premton: Dua të provoj gjithçka për të sjellë…

Delo.autor

Leave a Comment