Futboll Sport

Kohë rinovimesh te Spanja/ Julen Lopetegui pritet të zgjasë kontratën deri në vitin…

Sot në “Ciudad del Fútbol de Las Rozas” do të shpallet rinovimi i trajnerit të Spanjës, Julen Lopetegui. Trajneri do të paraqitet para mediave në orën 12:00 me presidentin e ri të RFEF, Luis Rubiales, i cili tashmë ka bërë të qartë synimet e tij për ta rikonfirmuar në detyrë: “Ishte më i preferuari im më parë dhe tani është, gjithashtu”.

Kjo është arsyeja pse trajneri do të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2020, domethënë deri në fund të kampionatit të ardhshëm europian, që do të mbahet në disa vende, në të njëjtën kohë. Deri më tani rinovimet janë nënshkruar me një rritje page prej 10%, megjithëse në këtë rast do të jetë më i madh. Lopetegui pritet të vazhdojë me Fernando Hierro si drejtor sportiv.

Trajneri aktual i Spanjës erdhi për të zëvendësuar Vicente del Bosque, pas Kampionatit Europian 2016, me një sfidë shumë të vështirë përpara, duke marrë parasysh arritjet e dy kolegëve të mëparshëm. Dje ai zbuloi listën e 23 lojtarëve, të cilët do t’i marrë me vete në Botërorin e Rusisë, në përpjekje për të ituar një tjetër Kupë Bote.

Related posts

SFIDA NDAJ ITALISË PËR NATIONS LEAGUE/ Luis Enrique: Nuk e kam frikë, është ndër ekipet më të forta në botë

Delo.autor

DEKLARATA QË SHKAKTON SHUMË POLEMIKA/ Ylli i Real Madridit: Karius ka kaluar një natë të keqe, nuk besoj se…

Delo.autor

PËRRALLA E TALENTIT ME KLAUZOLË 100 MILIONË EURO/ Barcelona fiton, por kopertina mbetet e tij (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment