Futboll Seria A Sport

Kontaktet me Çelsin? Hysaj fluturon drejt Londrës…

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj me shumë gjasa do të transferohet në Premier Ligën angleze pas paraqitjes dinjitoze me Napolin në Serinë A. Sipas mediave britanike, për shkodranin ka shfaqur interes Çelsi dhe Mançesteri, të cilat janë gati të paguajnë klauzolën për mbrojtësin 24-vjeçar.

Hysaj i ka forcuar edhe më shumë zërat e mediave, teksa para pak minutash ka postuar në “InstaStory” një foto nga avioni me destinacion Londrën.

Dyshimet e para janë për një takim me drejtuesit e Çelsit, gjithsesi në skenë është dhe Mançesteri. Në orët në vazhdim pritet të ketë të reja rreth të ardhmes së Hysajt.

Related posts

TALENTI FRANCEZ/ Napoli “presion” Hysajt, rivali i tij gati për kontratën 4-vjeçare

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ TOTTENHAMIT/ Solskjaer vendos rekord: Ky ishte plani, na lejohet të kemi atë portier

Delo.autor

FITORE E TRETË RADHAZI/ “Vlonjatët” mposhtin Teutën dhe i merr vendin e tretë

Delo.autor

Leave a Comment