Futboll Sport

Kombëtarja “kuqezi” zbret në stërvitje, mungojnë vetëm Vajushi e Selmani (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare ka zbritur sot në fushë, për të kryer seancën e parë stërvitore, në kuadër të ndeshjes miqësore me Kosovën, që do të luhet më 29 Maj, në Zvicër. Kuqezinjtë janë rreshtuar nën urdhrat e trajnerit Cristian Panucci, në qytetin e Zyrihut, ndërsa grupit nuk i është bashkuar ende portieri i Laçit, Gentian Selmani.

Ky i fundit do të zëvendësojë Strakoshën, që nuk u grumbullua për shkak të problemeve fizike, ndërsa do të udhëtojë drejt Zvicrës, menjëherë pas përfundimit të finales së Kupës së Shqipërisë, nesër në orën 19:00.

Gjithashtu në këtë seancë të parë nuk është stërvitur as sulmuesi shkodran Armando Vajushi, për shkak të problemeve fizike. Gjithsesi raportohet se situata e tij nuk është problematike dhe se do të vihet shpejt në dispozicion të teknikut italian.

KOMBETARJA/ Prag-Miqesorja me Kosoven. Skuadra nis pergatitjet e saj ne Zyrih nen drejtimin e trajnerit Christian Panucci!

Gepostet von Federata Shqiptare E Futbollit am Samstag, 26. Mai 2018

Related posts

DERBIN E TAULANTËVE E FITON XHAKA/ Grezda sërish jashtë, dështim deri tani në Skoci

Isa.Autor

Monaco fiton ndaj Nanten dhe “blindon” vendin e dytë

Sadik.Autor

ATP Rome, Nadal kualifikohet lehtësisht, eliminohet “makthi” Thiem

Sadik.Autor

Leave a Comment