Boks Sport

Dave Allen: Tyson Fury-t, i pëlqen të rrahë të tjerët në ring

“Tyson Fury godet më fort se çdo rival tjetër, në mënyrë që t’i shkaktojë rivalit sa më shumë dhimbje”, ka deklaruar sot Dave Allen partneri në ring i boksierit britanik, që po përgatitet për rikthimin e tij pas 2 vitesh e gjysmë.

Fury ka deklaruar se do të duelojë sërish më 9 qershor në Manchester, pa konfirmuar emrin e rivalit, ndërkohë që po përgatitet intensivisht. Allen është njeriu me të cilin Fury pa ndan ringun gjatë stërvitjes, një boksier që është stërvitur edhe me Anthony Joshua apo Wladimir Klitschko në të shkuarën, ndaj i njeh aftësitë e këtyre boksierëve kampionë bote.

“Unë jam një boksier i fortë britanik, por më dueht të pranoj se Tyson më mund vetëm me njërën dorë, ndërsa tjetrën ta mbajë të lidhur. Është shumë i aftë. E kam thënë edhe më parë që Fury është boksieri që godet më fort nga të gjithë. Kur më ka gjuajtur gjatë stërvitjes, nuk kam ndjerë krrë kaq shumë dhimbje. Të je mi sinqertë, mendoj se Tyson i pëlqen t’i shkaktojë dhimbje të tjerëve, t’i rrahë fort ata, pasi kjo gjë i pëlqen. Po rikthehet në ring më i fortë se më parë. mendoja se kjo fazë do të zgjaste më shumë, por ai është shumë i aftë”, tha Dave Allen.

Related posts

PARTIZANI GJEN MBROJTËS TE VARDARI/ Të kuqtë i ofrojnë 45 mijë euro në

Delo.autor

Mourinho pas përmbysjes spektakolare: Ja çfarë më premtuan lojtarët në pushimin e ndeshjes

Isa.Autor

ËSHTË BËRË VIRALE/ Pas arbitrave Diego Kosta nis të ngacmojë edhe fëmijët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment