Futboll Sport

Kristal Abazaj nën “lupën” e belgëve, ja çfarë ndodhi sot?

Kristal Abazaj shënoi në ndeshjen kundër Partizanit golin e 13 me fanellën e Luftëtarit, ndërkohë që ka fluturuar më pas drejt Belgjikës. Jo pa arsye, pasi Anderlecht e ka njoftuar të paraqitet për të kryer testet mjekësorë. Paraditen e sotme, së bashku me Elias Cobbaut, Abazaj ka kryer testet mjekësore dhe me fillimin e sezonit të ri pritet që të vihet nën urdhrat e stafit teknik për të nisur një eksperiencë të re jashtë vendit.

Sulmuesi 21-vjeçar, në Shqipëri ka qenë pjesë e Dinamos dhe Partizanit me moshat, për të provuar të luajë më pas në Itali. Në Shqipëri u kthye dhe luajti me Elbasanin prej janarit të vitit 2015, duke i ndihmuar verdheblutë të qëndronin në Kategorinë e Parë. Abazaj realizoi 7 gola në gjysmë sezoni dhe njërin prej tyre ia realizoi pikërisht gjirokastritëve, që e ndihmuan të bëhet i njohur, pasi i dhanë mundësinë të luante në elitën e futbollit shqiptar.

Kristal Abazaj dhe Elias Cobbaut, gjatë kryerjes së testeve mjekësore 

TRANSFERIMI – Kristal Abazaj në verën e vitit 2016 iu nënshtrua provës te Luftëtari dhe bindi trajnerin Mladen Milinkovic për të veshur fanellën bluzi. Mjaftoi një sezon ën elitë që klubet më të mira në vend ta kërkonin sulmuesin anësor, që kishte nënshkruar për tre vite me bluzinjtë. Por kush e do një lojtar paguan dhe mbyll gjithçka, sikurse edhe bëri Skënderbeu në muajin janar. Korçarët paguan për Abazajn, ndërkohë që nuk dihet shuma për të cilën e kanë blerë.

Menaxheri Shkumbin Qormemeti u vu menjëherë në lëvizje dhe arriti të përmbyllë transferimin e tropojanit në Belgjikë, ku nënshkroi për 3 vite me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër me Anderlecht. Për të u paguan 750 mijë eurove, një shumë e konsiderueshme që bëri që korçarët të përfitonin menjëherë, pa luajtur për asnjë ditë me fanellën e Skënderbeut.

Related posts

“ÇMENDURI” NË FUTBOLLIN AUSTRIAK/ Godet me kokë një kundërshtar rastësor për t’ia treguar si shembull gjyqtarit

Delo.autor

BARCELONA-ARSENAL/ Autogol trashanik i “Topçinjve”, Messi nuk e mban të qeshurën (VIDEO)

Delo.autor

TREGON PSE KOSTOT E MERKATOS “SHPËRTHYEN”/ Capello: Fajin e ka Neymar. Ju shpjegoj…

Delo.autor

Leave a Comment