Futboll La Liga Sport

Kujt ia fali Iniesta fanellën e përdorur në ‘El Classico’-n e tij të fundit?

“Do të kishte dy Topa të Artë nëse do ta kishe emrin Andresinho”, pati thënë Sergio Ramos për Andres Iniestan kur ai bëri publik lajmin e largimit nga Barcelona pas 22 vitesh me fanellën blaugrana. Kapiteni i Real Madridit nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për shokun e skuadrës në kombëtare.

Të dielën ishin përballë njëri-tjetrit për herë të fundit në një ‘El Classico’ dhe në përfundim nuk mund të mungote një përqafim mes të dyve, duke shkëmbyer edhe fanellat. Një vendim që tregon shumë për marrëdhënien mes tyre, duke qenë se ishte ndeshja e fundit për Iniestan dhe ndoshta do të kishte preferuar ta mbante vetë, si një kujtim për kohët e arta.

Por nuk u mjaftuan me kaq. Siç zbulojnë mediat spanjolle, Ramos i ka bërë edhe një batutë shokut të tij, me një urim që ndoshta tregon mbi të ardhmen e të dyve. ‘Më vjen keq që po ikën, por ndoshta shihemi në Kinë’, mendohet t’i ketë thënë Ramos, që sërish përdori rrjetet sociale për të lavdëruar katalanasin.

‘Pavarësisht asaj që ndodhi në fushën e lojës, ndeshja e të dielës do të kujtohet si ‘El Classico’ e Andres Iniestas, një klasike nga ato të vërtetat. Do të na mungosh mik’, shkruajti Ramos në Tëitter, duke pozuar më pas me fanelën e dhuruar me diçiturën ‘Për mikun tim Sergio, për shumë çaste që kemi kaluar bashkë dhe të tjerë si kundërshtarë. Faleminderit dhe paç fat!’.

Related posts

“KOSOVARËT KANË HAPUR SHTËPITË PËR NJERËZIT E PREKUR”/ Etrit Berisha flet për situatën: Familjarët e mi dolën natën në rrugë…

Delo.autor

BEFASON COURTUA: “Franca antifutboll, më mirë të na mundte Brazili”

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Chelsea dhe Valencia ndajnë pikët, Zenith mposht në shtëpi Lyon

Delo.autor

Leave a Comment