Futboll Sport

Kukësi nis përforcimet, zbardhen tre dëshirat e klubit verilindor

Kukësi nuk arriti që të mbronte titullin kampion në këtë sezon futbollistik, megjithatë ka siguruar vendin e dytë në klasifikim edhe pse jo matematikisht. Pjesëmarrja ne Europa League, i ka detyruar drejtuesit që të mendojnë që në këto momente për përforcimet e merkatos dhe kanë nisur konsultat edhe me trajnerin Pacult. Largimi i Sindrit Gurit e detyron austriakun që të përforcojë skuadrën e tij në sulm dhe emrat që synohen janë nga tregu vendas.

Sulmuesi aktual i Laçit, është një objektiv i merkatos. Pas përplasjes që ka pasur pak javë më parë me presidentin Laska, largimi i tij nga kurbinasit është i pashmangshëm dhe Kukësi po mundohet të përfitojë nga situata për të bindur futbollistin që të firmosë për ta. Rexhinaldo është joshur nga oferta financiare dhe ka pranuar në parim gjithçka, por ende nuk ka bërë zyrtar transferimin. Një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë, pasi presidenti i Laçit, do të kërkojë ta mbajë në skuadër edhe për sezonin tjetër sulmuesin që ka shënuar 12 gola në Kategorinë Superiore.

Sebino Plaku është emri i dytë që shihet si një afrim i mundshëm për Kukësin. Ish-sulmuesi i Dinamos, Tiranës, Partizanit, Skënderbeut që ka luajtur edhe jashtë vendit dhe së fundmi Kamzës, ka tërhequr vëmendjen e verilindorëve. Me 12 gola të realizuar, ai ka bindur presidentin Gjici dhe trajnerin Pacult se mund të bëjë mirë në ekipin e tyre. Kontrata i skadon në fund të sezonit dhe kjo bën që ai të afrohet te Kukësi me parametra zero.

Braziliani Eric Flores është dëshira e madhe e presidentit Gjici. Lojtari i larguar në vitin 2006 edhe për shkak të një dëmtimi është aktivizuar gjatë kësaj periudhe në vendin e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që të rikthehet sërish. I preferuari i tifozëve dhe drejtuesve, Flores mund të jetë një forcë më shumë për sulmin e trajnerit Pacult.

Related posts

Formacioni i Unitedit për ndeshjen ndaj Crystal Palace (FOTO)

Q.Autor

NUK KA MË DYSHIME/ Juventusi dhe PSG arrijnë marrëveshjen e bujshme të shkëmbimit

Delo.autor

REVOLUCION NË EKIP/ Bayern nuk i ofron kontratë rinovimi, largon pas 10 vitesh mbrojtësin…

Delo.autor

Leave a Comment