Champions League Futboll Sport UEFA

Hummels koshient: Ishim më mirë se Real Madridi, gabimet kushtojnë…

Mats Hummels mendon se Bayern Munich ishte më i mirë se Real Madridi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ua dorëzoi kampionëve europianë një gol të lehtë. Një barazim 2-2 në ndeshjen e dytë, në “Santiago Bernabeu”, të martën, e pa Real Madridin të arrinte finalen e tretë radhazi në Championës, duke fituar në total 4-3.

Por, një gabim tronditës, i bërë nga Sven Ulreich, rezultoi i kushtueshëm për Bayernin. Portieri i bavarezëve gaboi në një zotërim topi dhe i dha Karim Benzema golin e tij të dytë dhe të lojës.
Hummels u ankua për mënyrën se si Bayern i dha një gol tjetër kundërshtarit, duke thënë se skuadra e tij ishte më e mira ndër dy skuadrat në fushë.

“Ne ishim në përgjithësi superiorë dhe patëm shanset pa përfunduar ndeshjen. Por, kam keqardhje, sepse i kemi dhuruar Realit nga një gol në të dyja ndeshjet gjysmëfinale. Kjo është e kushtueshme në këtë nivel, – tha qendërmbrojtësi gjerman për “Sky”. – Kjo nuk na sjell asgjë… Ne kemi bërë një luftë të madhe, por në fund kemi mbetur pa asgjë.”

Joshua Kimmich përsëri e hapi rezultatin për Bayern Munich në “Bernabeu”, përpara se të mbërrinte goli i barazimit nga Benzema, ndërsa James Rodriguez i tërhoqi vizitorët përsëri në barazim kundër klubit të tij mëmë, në pjesën e dytë.

Related posts

BUNDESLIGA/ Ofertë 90 mln €, kinezët duan klubin e kategorisë së 4-t

Sadik.Autor

NATIONS LEAGUE/ Ndizet sfida në “Allianz Stadium”, Belgjika realizon 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

“Vetëm një ditë pushimesh dhe e binda”, foto provokuese nga Turqia

Sadik.Autor

Leave a Comment