Futboll Sport

Kupa e Amerikës 2019, të ftuara Japonia dhe Katari

Kupa e Amerikës që do të zhvillohet në vitin 2019 në Brazil do të përfshijë 10 skuadrat e Amerikës Latine, si dhe dy miq të ftuar si Japonia e Katari. Lajmi u zyrtarizua mbrëmjen e së premtes nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL).

Disa kombëtare kanë qenë të ftuara speciale të këtij kompeticioni që prej vitit 1993, përfshi vet Japoninë që ka luajtur edhe në turneun e vitit 1999 në Paraguaj. Të ftuarit vijnë zakonisht mes vendeve fqinje të Konfederatës së Amerikës së Veriut e asaj Qendrore si dhe Karaibet (CONCACAF), ndaj dhe risia ka të bëjë me përfshirjen e Katarit, vendit organizator të Kupës së Botës së vitit 2022.

CONMEBOL bëri të ditur përmes një deklarate se prania e dy komebeve jo latine bëhet për shkak të “interesit të madh të Konfederatës Aziatike të Futbollit për pjesëmarrje në turnetë e CONMEBOL-it, por edhe zotimit të qeverisë së futbollit amerikano-latin për të zhvilluar futbollin përtej zonës së saj, në të gjithë botën”.

Kupa e Amerikës, një turne që nisi në vitin 1916, është më i vjetri që zhvillohet në futbollin ndërkombëtar. Organizatori i vitit të ardhshëm, Brazili nuk e ka fituar këtë trofe që prej vitit 2007.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Teuta mposht Skënderbeun dhe siguron biletën për në gjysmëfinale

Delo.autor

Jose Mourinho: S’kthehem në Serinë A, Italia plot me trajnerë të zotë

Q.Autor

UEFA ZBULON 11 MË TË MIRËT/ Një shqiptar në formacionin e javës tek Europa Leagues (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment