Futboll Sport

Kupa e Botës/ Frika te Anglia detyron federatën për këto masa ekstreme

Frika është shumë e madhe në kombëtaren e Anglisë sa i përket sigurisë së tyre dhe familjeve në prag të kampionatit botëror. Ata kërkojnë që të jenë totalisht të përqendruar për sfidat që “Tre Luanët” do të kenë në fazën e grupeve, e kjo do të thotë që familjarët e tyre duhet të jenë të sigurt.

Kërcënimet e bëra nga ultrasit rus ndaj fansave anglezë kanë krijuar shqetësim te të dyja vendet, ndërkohë që futbollistët tremben se mos pre e dhunës bien edhe partneret e të afërmit e tjerë. Për këtë arsye ata kanë kërkuar siguri maksimale, e kjo do të thotë se do të merren edhe punonjës sigurie privat, vetëm e vetëm që të shmangen rreziqet.

Federata Angleze e Futbollit tha se si institucion gjithashtu do të kujdeset për sigurinë e tyre, duke i konsideruar si pjesë të stafit në Rusi. Gjithsesi për institucionin numër 1 të futbollit anglez nuk ka për të qenë shumë e thjeshtë, pasi disa prej partnerëve dhe familjarëve të futbollistëve do të udhëtojnë shpesh herë nga Anglia në Rusi dhe anasjelltas.

Por një gjë u është bërë e qartë futbollistëve. Situata e krijuar 12 vite më parë në Baden-Baden të Gjermanisë do të shmanget absolutisht. Partneret dhe familjaret e tyre u vendosën në një hotel me 5 yje afër vendqëndrimit të kombëtares dhe kjo bëri që shumë futbollistë të ishin të shpërqendruar.

Tekniku i atëhershëm Sven Goran Eriksson i lejoi ata që linin godinën ku jetonin e kjo bëri që shumicën e kohës ta kalonin te partneret e familjet e tyre duke ndikuar në rezultate. Trajneri Southgate ka kërkuar qetësi për djemtë e tij, kështu që familjarët do të qëndrojnë rreth 1 orë larg resorit ku Anglia do të vendoset.

Related posts

DËSHIRON TË LARGOHET NGA BARCELONA/ E ardhmja e Coutinho lidhet ngushtë me vendimin klubit…

Delo.autor

BROJA NUK NDALET/ Gol përsëri me Chelesan U-18

Delo.autor

Luftëtari ngushton diferencën ndaj Kukësit

Sadik.Autor

Leave a Comment