Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ E zbulon partnerja e trajnerit: Simeone refuzoi ofertë marramendëse të PSG-së

Diego Simeone e ka zgjatur kontratën e tij me Atletico Madridin deri më 30 qershor 2020. Kjo ndodhi shtatorin e kaluar dhe rinovimi ishte një lehtësim i madh për tifozët e Atleticos. “El Cholo” nuk është joshur nga klubet e tjera, në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me të.

Partnerja e trajnerit argjentinas, supermodelja Carla Pereyra, ka zbuluar në një intervistë të dhënë për “Informalia” se Simeone ka qenë i tunduar nga disa klube ndërkombëtare të klasit të parë, ndërsa PSG-ja i ofroi një marrëveshje marramendëse financiare.

“Diego ka marrë propozime shumë të rëndësishme. PSG i ka ofruar dyfishin e shumës, për të cilën ka nënshkruar me Atlético”, – siguroi Carla Pereyra. Por, “rojiblanco” mund të marrin frymë përsëri lirisht, sepse modelja shtoi se i kanë hedhur poshtë ato oferta, pasi e pëlqejnë Madridin dhe duan të vazhdojnë të jetojnë aty.

Ai do të jetë në finalen e Ligës së Europës, në Lyon, dhe pastaj do të shkojë me pushime, bashkë me familjen. Diego Simeone do ta përcjellë këtë ndeshje nga tribunat e stadiumit, nëse TAS nuk e pranon kërkesën për ndryshim të pezullimit paraprak, të dhënë ndaj tij nga Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës së UEFA, më 4 maj.

Related posts

Di Maria nuk ndalet shënon super gol ndaj Monacos (VIDEO)

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Juventusi me njoftim të rëndësishëm! (FOTO)

Delo.autor

100 NDESHJE ME BAYERN NË CHAMPIONS/ Neuer: Objektivi ynë është t’i marrim sfidat një nga një dhe…

Delo.autor

Leave a Comment