Futboll Sport

Tevez: Do të tërhiqem nga futbolli, kur të më mbarojë kontrata me Boca Juniors

Ish-ylli i Juventus-it Carlos Tevez ka konfirmuar se do të tërhiqet nga futbolli kur t’i përfundojë kontrata me Boca Juniors në fund të vitit.

Tevez i është ribashkuar Boca-s për të dytën herë në janar pas një viti të majmë në Kinë te Shanghai Shenhua, dhe 34-vjeçari pranon se do të respektojë kontratën deri në fund me klubin argjentinas.

“Do të tërhiqem nga futbolli kur të më mbarojë kontrata me Boca në fund të vitit,” shprehet ai për Canal 13.

“Herët e tjera, më ka marrë malli për këtë klub kur jam larguar, por këtë herë nuk do të jetë e njëjta gjë. Nuk do të shkojë askund, do të tërhiqem me këtë fanellë.

“Nuk dua të dal në pension dhe të bëhem trajner apo drejtor. Në fillim duhet të përgatitet për një rol të tillë.”

Sulmuesi ka fituar tituj me Boca, Corinthians, Manchester United, Manchester City dhe Juventus dhe ka shënuar 13 gola në 76 ndeshje me Argjentinën.

Related posts

SFIDA NDAJ SPANJËS PËR “EURO 2020″/ Mesfushori Kovacic: “Furia” ka shumë yje, por ai është motori i tyre

Delo.autor

FINALJA E KUPËS SË BULLGARISË/ Tifozët thyen distancimin social, federata gjobitet nga Ministria e Shëndetësisë

Delo.autor

DORËZOHET SHQIPËRIA/ Kuqezinjtë pësojnë disfatë ndaj Ukrainës dhe bien nga Liga B

F.autor

Leave a Comment