Futboll Sport

La Suedinë për Shqipërinë, njihuni me mbrojtësin surprizë të Panuccit

Lojtari surprizë i listës së Christian Panuccit për dy ndeshjet e radhës miqësore është pa dyshim Egzon Binaku. Një emër që ka provuar të veshë edhe fanellën e kombëtares U-21 të Suedisë, por që ka vendosur të marrë pasaportën shqiptare dhe të bëhet pjesë e kuqezinjve.

Kemi të bëjmë me një lojtar difensiv, që luan në krahun e majtë, si rol natyral, por ka provuar të bëjë edhe mbrojtësin e djathtë për nevoja të trajnerit. Ai ka lindur më 27 gusht 1995, është 22 vjeç dhe luan me klubin suedez të Malmö FF.

Djaloshi me origjinë nga Kosova e ka bërë debutimin e tij në “Allsvenskan” (elitën e futbollit suedez) në ndeshjen kundër Halmstads BK, më 4 maj 2015. Ai ka luajtur edhe dy ndeshje me Suedia U-21, ndërsa ka qenë pjesë edhe e kombëtares së 19-vjeçarëve të këtij vendi skandinav.

Në kampionatin e fundit suedez, Binaku është aktivizuar në 10 ndeshje, ose 524 minuta lojë, duke qenë startues në 5 sfida dhe në 5 të tjera ka hyrë si zëvendësues. Kujtojmë se deri tani, “Allsvenskan” ka luajtur 10 javë nga sezoni i ri futbollistik. Më pare, mbrojtësi në fjalë ka qenë pjesë e BK Häcken dhe IFK Åmål, po në Suedi.

“Pasaporta”

Emri Egzon Binaku
Datëlindja 27 gusht 1995 (22 vjeç)
Gjatësia 1.82 m
Roli Mbrojtës
Informacion mbi klubin

Skuadra aktuale Malmö FF
Numri fanellës 3
Karrierë me të rinjtë

–2013 IFK Åmål
2014 BK Häcken
Karriera me të rriturit

Vitet Skuadra Ndeshje (Gola)
2015–2017 BK Häcken 43 (1)
2016 → Ljungskile SK (huazim) 1 (1)
2018– Malmö FF 10 (0)
Karriera me kombëtaren

2014 Suedia U-19 1 (0)
2017 Suedia U-21 2 (0)

Related posts

BARCELONA MERR LAJMIN E KEQ/ Ansu Fati pritet të kryejë një tjetër operacion, ja sa do të mungojë…

Delo.autor

CHELSEA – LEICESTER CITY/ “Blutë e Londrës” kërkon fitoren për ruajtjen e vendit të katërt (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Derbi i Italisë, Juventusi luan titullin, Interi për Championsin, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment